Filma

Filmat e ‘Mirë’

Filmat e ‘Mirë’ jo gjithmonë mbushin sallat e kinemasë apo jo ndoshta vlerësohen menjëherë. Janë ata filma që kur i shikon deri në fund e ndjen veten si enigmë apo t’lumtur dhe njëkohësisht t’dëshprum pse përfundojnë aq shpejt. Janë ata filma që i rezistojnë kohës, po po edhe pas 10 apo 100 vjetëve ti ndez tv-n apo lap top-in edhe ke ndjenjën që është hera e parë që po i shikon. Realizimi, performanca dhe cdo detaj sado i vogël në xhirime për shikuesin ka rëndësi… sepse ata filma bëhen pjesë e jetës tënde, pjesë e përditshmërisë… ti zhytesh thellë në eksperiencën ma t’bukur n’botë (nejse pas leximit) që është fokusimi i çdo neuroni tand dhe vëmendjes tande ne at 90 apo 124 minutësh t’filmit.

Filmat e mirë nuk ta vjedhin kohën, por t’dhurojnë kohë, jetë edhe castet ma t’bukura.. fantazi, cmenduri, dëshpërim apo edhe shpresë. Ndikojnë ma shumë sesa vetë na e imagjinojmë…