Filma

Filma për fundjavë – 16 tetor 2015

Do të provojmë të ju sjellim përsëri propozimet javore të maniakëve. Çdo të premte do të mundohemi të ju sjellim së paku tri propozime për të kaluar një fundjavë sa më argëtuese. E për këtë javë kemi dyfishuar dozën.

Les Diaboliques (1955) – Kaltrina Hajrizi

Një tregim i tensionuar i vrasjes, dyshimit dhe hakmarrjes.

Christina dhe Nicole, njëra gruaja e tjetra dashnorja e drejtorit të shkollës ku ato punojnë planifikojnë vrasjen perfekte të tij. Pasi vrasja është kryer, trupi i tij zhduket e ngjarje të çuditshme fillojnë të ndodhin.

Gjithçka rreth karaktereve dhe ngjarjeve është e ndërtuar në mënyrën më perfekte prandaj me të drejtë konsiderohet klasik i zhanrit horror por edhe i filmit në përgjithësi.

Ka qenë çështje orësh që regjisori Henri-Georges Clouzot i ka fituar të drejtat autoriale për ta bërë film librin: Celle qui n’etait plus (She who was no more) kundrejt Hitchcock-ut.

Edhe vet ky i fundit i cili njihet si mjeshtri i suspenses është ndikuar shumë nga ky film kur e ka realizuar Psycho’n dhe Vertigo’n!

Filmi përmbyllet me një mesazh ”kundër-spoilerave”  ku thotë;

Mos u bëni dreqër! Mos e prishni interesimin që shokët tuaj mund ta kenë nga ky film. Mos i tregoni çka keni parë. Faleminderit për ata!

 

A Castle in the Sky (1986) – Rinor S. Kurshumliu

A keni dashur ndonjëherë qe t’ju ikni jetës suaj te përditshme  dhe stresuese dhe te shkoni ne një aventure magjike, te përballeni me te gjitha llojet e rreziqeve, dhe mistereve te pazbuluara te një civilizimi te humbur qe është duke prite dike për te zbuluar te gjitha sekretet e saj?

Atëherë “Castle in the Sky” nga Hayao Miyazaki, ti ofron te gjitha këto.

Pazu shpëton një vajze te pavetëdijshme qe zbriste nga qielli natën me nje varëse me ngjyra te ndezura rreth qafës se saj . Ai ndihmon vajzën, Sheeta, për të shpëtuar nga piratet e ajrit dhe ushtrisë te cilët janë të fiksuar me Laputa, një mbretëri legjendare ne një ishull lundrues ne qiell, me te cilin Sheeta dyshohet qe është e lidhur.

Për mendimin tim ky është nder filmat me te mire te Miyazakit, me nje storie shume mire te ndërtuar me pamje vizuale mahnitëse dhe me karaktere shume interesante.

 

The Way (2010) – Migjen Toska

A jeni t’gatshëm për pak aventura për këtë vikend? Një storje sa e dhimbshme aq edhe inspiruese. Një prind i moshuar i cili shkon në Francë për ta marrë trupin e djalit të tij të vdekur pas një stuhie të papritur derisa po bënte pelegrinazhin shumë të njohur “El camino de Santiago” … Babai i tij vendos ta realizoj udhëtimin në këmbë që duhet të përshkon rrugën 800 kilometershe nga Franca në Spanjë për nder të djalit të tij.

 

Stander (2003) – Egzon Bunjaku

Ky film biografik mbi jetën e Andre Stander, flet për ngjarjet që Andre i kishte bërë gjatë jetës së tij si polic. Ai kishte plaçkitur banka të shumta duke keqpërdorur autoritetin e tij. Është një film goxha i mirë. Vlerësimi personal: 7/10

 

Leaving Las Vegas (1995) – Era Krasniqi

Ndër filmat ma t’mirë të vitit 95-s,dhe padyshim fitues me meritë I çmimit Oskar, historia është rreth dy njerëzve të lënduar, të dëshpëruar, dhe se si ata janë të krijuar për te ndihmuar njeri tjetrin me një mase ‘mirësie’.

Nicolas Cage mishërohet në një rol skenaristi të alkoolizuar që braktis gjithçka për shkak të alkoolit dhe niset drejt Las Vegas-it për tu dehur deri në vdekje.. por takimi me një prostitutë joshëse Sera që bën një pakt mosndërhyrjes në jetën e tij por që ajo kujdeset për të, ama ai prapë nuk e ndërpret pijen..

Filmi nuk është për alkoolin por për një pasion të madh dhe dëshpërues, Cage një aktor i shkathët dhe i guximshëm, nuk ka qenë kurrë më I përshtatshëm se në këtë rol. Mesazhi I filmit asht’ se edhe ne dëshpërimet ma t’mdhaja mundemi me gjet arsye me jetu dhe me dashuru.

 

Black Narcissus (1947) – Migjen Fazliu

Disa motra nderi ftohen te hapin një shkolle ne një vend te vogël ne Himalaje. Ftesën ia bën një prijës i fisit, me qellim te shkollimit te banoreve atje te cilët ishin te pa shkolluar dhe jetonin me rregulla fisnore.

Pasi qe e hapin shkollën atje, atyre u tregojnë se askush nuk ka mujt me e mbajte atë vend atje, për shkak te vështirësive te krijuara nga vete banoret atje.

Edhe kështu fillojnë intrigat dhe peripecitë e ndryshme te cilat sjellin edhe rreziqe për jete tek motrat e nderit. Përveç problemeve me banoret vendas, shfaqen problemet edhe ndërmjet motrave te nderit dhe ai vend fillon me u bo i padurueshëm.

Film shume mire i realizuar nga regjisoret Michael Powell dhe Emeric Pressburger (The Red Shoes, The Life and Death of Colonel Blimp). Filmi shquhet për fotografinë e bukur dhe atmosferën e krijuar ne film te cilen mundesh me e ndje edhe përmes ekranit.

Ne përgjithësi film shume i bukur dhe i thelle qe përmes një ngjarjeje te përgjithshme, qaset edhe tek problemet e secilit personazh.