Filma

Festivali “Film Flaka” nata e parë

Nata e parë e festivalit Film Flaka e cila siq dihet është pjesë e Flakës së Janarit, u prit shumë mirë dhe me një interes të madh nga qytetar dhe mysafir të vendeve të ndryshme. Duke qenë se qyteti i Gjilanit është pa kinema që nga lufta e fundit në vend, një festival i filmit i cili ofron veprat kinematografike shqiptare të vendit dhe rajonit është më se e nevojshme dhe shumë e mirëseardhur.

Pas fjalimit të kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Hazirit si dhe fjalën përshëndetëse dhe falenderuese të organizatorëve, në emër të së cilëve foli Burim Baftiu, natën e parë e hapi filmi “Balcony” nga Lendita Zeqiraj. Me një kast shumë të mirë, skenar origjinal dhe kinematografi të bukur ku xhirimi ishte me një sekuencë të vetme pa prerje, filmi “Balcony” ishte vërtetë një vepër shumë e spikatur për ta filluar natën e parë të festivalit të filmit.

“Heshtja” nga Bekim Guri ishte filmi i dytë me radh që u shfaq, një dramë psikologjike e cila vërtetë na bëri të gjithve të heshtnim disa qaste edhe pas përfundimit të filmit i cili zgjati gjithsej katër minuta.

Filmi “My City Screams” nga Ibër Deari e gjallëroj masën me një aksion shumë interesant, efekte speciale të cilat na dhuruan adrenalinë si dhe aktrimi fenomenal të aktorëve. Vlenë të ceket gjithashtu se muzika e filmit ka qenë një përzgjedhje fenomenale e cila vetëm se ja shton madhështinë filmit.

Nga Shqipria mëmë erdhi filmi “Tre” i regjisorit Arijan Dalladaku me një kinematografi shumë të bukur dhe një rrëfim interesant kur kryqëzohen rrugët mes një politikani dhe një krimineli.

“Sonata” nga regjisori Durim Kryeziu ishte edhe filmi i fundit që e mbylli natën e mbrëmshme të Film Flakës, film ky që gjithashtu karakterizohet me një kinematografi të bukur, ku skenari trajton gërshetimin e botëkuptimeve të ndryshme mes gjeneratave ndaj dashurisë.

Natën e dytë pritet të shfaqen filmat “Kolona” nga Ujkan Hysaj, “Dita e pensionimit” të Fisnik Mujit, “Capsule” të Irdit Kasos, “Era” të Besim Ugzmajlit “Hekurishtja” e Burim Halitit si dhe “Vllau jem” nga Burim Baftiu.