Recensime Filmash

The Fate of the Furious – Recensim

Miresevini ne ” The Fate of the Furious ” – aty ku familja vjen e para, e si gjithhere, logjika vjen e fundit.

Miresevini ne filmin me t’keq te franqizes, qysh prej pjeses se dyte. Lidhuni mire. As kesaj here nuk garantojme skena qe sjellin nostalgji per arsyen pse kjo seri filmash eshte nis n’rend te pare. As kesaj rradhe nuk garantojme qe do e gjeni ate qe kerkoni n’film. Udhetimi qe kjo franqize ka marre, nuk kerkon rruge per vetura. Mjafton ajri, sepse kjo eshte çmenduria e re.

Ta haje djalli, kjo seri filmash tashme nuk kerkon as skenar. T’pakten jo nje me kuptim. I gjithe filmi behet me nje dhe vetem nje qellim. Ta mberrije 1 miliardeshin. Sigurisht, mision i lehte.

Tmerri i filmit fillon pikerisht aty ku mbaron skena shume e mire hapese e filmit. Fillon aty ku paraqitet Cypher, personazhi i luajtur nga Charlize Theron, nje prej personazheve me t’ceket te krejt franqizes, t’holle sa nje cope letre, t’ciles nuk i duhen as motive as arsye per t’ba kaos. Eshte thjesht qejf. Ajo prek butona dhe ulet n’karrike per t’shiju kaosin dhe cfaredo dreq çmendurie qe ekipa pas filmit ka arrite t’krijoje kesaj rradhe. Eshte nje udhetare shtyse e filmit, njejte sikur shikuesit, veçse shume e dobet. Por ajo e ka Dom n’ekip te saj, e kjo eshte nje tjeter arsye per t’sjelle ne film aleanca tjera, qe nga dy filmat e fundit do dukeshin shume t’veshtira. Popo. E dini per kan e kam fjalen.

Askend tjeter pos qelin e madh te shqiptareve, Jason Statham. Parimet familjare qendrojne ne vend, sepse Dom ka nje pergjegjie per secilen situate ne film, e kjo eshte ” grillleeeee n’oborrin e shtepise sime, n’fund te filmit ”

Po, Dom totalisht e harroi faktin qe Han eshte vra prej Decard Shaw. Mirepo, meqenese vdekja e tij u harrua, t’pakten personazhin e Brian O’Connor nuk vazhdojne ta lene anash. Besoj qe kjo ishte mjelja e fundit qe iu be rahmetlise. E kam fjalen per ate skenen e fundit, aq tendencioze per te kriju emocion. Amo eshte qesharake pa fund. Eshte skene qe tash e tutje, muj me e perdor per me mi zgurdullu syte, sa here qe m’hyn dicka mrena.

Per nje film me kaq shume aksion, nuk e kishe mendu qe mundet me kane i merzitshem per vdekje. Ekipa vazhdon me ba ” obvious statements “, me u nis ne misione pa ide se cka ka me ba, e sigurisht, fati i botes do ngelet EDHE KESAJ rradhe ne duart e ketyre ” krimineleve ” sepse nese ka dicka qe filmi mundohet me e ngrit si vlere tek fansat, eshte qe besnikeria tejkalon gjithçka, MADJEEE edhe Ligjiiiinnnn..

Aty nga po shkon kjo seri, kam pershtypjen se dikur vitet e ardhshme, ekipa e Dom do e shpetoje boten, madje prej karrikeve t’invalideve, sigurisht, t’mbushne me propan nga mbrapa. Asgje nuk ndez me mire se ajo.

Ne momentin kur rreshtat e emrave te ekipes fillojne te dalin, ti e kupton nje gje:
Kjo franqize jo vetem qe e ka humb totalisht sensin e vetvetes, por edhe ma keq, nuk po gjen asgje tjeter per ta zevendesu ate.
Formula e tyre eshte ” Anything Goes “.

4/10