Teknologji

Erdhi Microsoft Windows 10, Sistem Operativ Belesh

Ma n’fund erdh i shumë prituri, produkti i fundit i seris Windows nga Microsoft, të paktën kështu po flitet gjithandej, mbas këtij versioni do t’ketë vetëm update.

Për shumë kend ka qenë e quditshme dhe pytje shumë e shpeshtë ajo pse Microsoft kaloi kaq papritur prej numrit 8 në numrin 10, për mu pyetja e parë ka qenë “a po mundohen me e kopju Apple-n me OS X (-X- numri 10 romak)?” Sido qoftë ky shkrim nuk ka për qëllim të bëj ndonjë krahasim mes sistemeve operative të kompanive Microsoft dhe Apple, më tepër po mundohna me i përbledhë në pika t’shkurta të gjitha që janë diskutuar për dhe rreth SIstemit Operativ Windows 10 në rrjetet sociale dhe tavolinat e kafeneve mes shoqëris tonë.

Win10
Screenshot nga Desktopi im. Pajisja: Acer Aspire 5740G

Lirisht mund të them se debatet e diskutimet më të zjarrta për Windows 10 qysh në fillim kanë qenë rreth qëndrimit zyrtar të Microsoftit se kompania ka vendos që produktin e tyre ta lëshoj si Upgrade për të gjith shfrytëzuesit e Windows 7 dhe 8/8.1 qofshin ato premium apo pirat, pa dallim kombi, rrace, feje apo gjinije (nuk u durova pa e shtu këtë pjesë 🙂 ). Ky fakt edhe me shumë ka ndiku që t’ua ngjallë kurrjeshtjen secilit individ sidomos në vendin tone të dashtun – Kosovën.

Më datën 30 korrik filluan të gjith ta pranojnë mesazhin nga Microsoft se Windows 10 është gati për t’u bërë upgrade, dhe normalisht ky lajm shpërtheu me të madhe. Sido qoftë unë vendosa që të pres edhe 24 orë, pasi që nuk më mjafton upgrade duke gjykuar se upgrade mundet me e ngarku tepër PC/Laptop-in dhe unë nuk dua që kontakti im i parë me këtë OS të jetë zhgënjyes.

Për mos me zgjatë shumë, shkova në faqen zyrtare të Microsoft-it dhe e gjeta mundësin përmes një Tool të downloadohen file-t dhe të krijoet një Bootable USB (linku: http://www.microsoft.com/en-us/software-download/windows10 ). Instalimi ishte shumë i thjeshtë, normalisht që për instalim të pastër të Windows 10 nevoitet qelësi, mirëpo këtë problem nuk e kemi pasë as një herë për as një version deri tani.

task view
Windows 10 Task View
mission-control-100042524-large
OS X Mission Control – Hot Corners

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjëja e parë që më pëlqeu ishte dhe vazhdon të jetë shpejtësia. Dizajni i thjeshtë i dritareve, start-menu shumë efektive si dhe Edge janë elementet tjera që gjithashtu më pëlqyen shumë. Në Edge opcioni Web Note m’ra si diçka e re dhe shumë interesante. Task view një element i kopjuar nga OS X i Apple’s (OS X e ka integru këtë mundësi duke ofru kursorin e mausit në njërin qosh të ekranit – hot corners) si dhe makinën kërkuese e kishin përmirësu dukshëm (edhe një element tjetër që OS X e ka pasë shumë kohë më parë dhe ka funksionu pa problem) duke ua mundësuar shfrytëzuesve të kërkojnë file, opcione të ndryshme të Sistemit Operativ apo edhe kërkime në web.

Përfundimisht deri më tani jam i knaqur me Sistemin Operativ Windows 10, te shofim çfarë befasi tjera na presin nga Microsofti pasi të lëshohen updatet e para.

 

_________________________

Kushtrim R. Krasniqi