Film

Emilia Clarke e Jack Huston në ‘Above Suspicion’

emilia-clarke-jack-hustonAktorja Emilia Clarke e njohur nga roli i saj në Game of Thrones’ dhe Jack Huston të cilin mund ta njihni së fundmi nga Pride And Prejudice and Zombies, kanë siguruar rolet kryesore në filmin Above Suspicion.

Chris Gerolmo, skenaristi i Mississippi Burning ka bërë skenarin për këtë film të bazuar në librin e kolumnistit të New York Times, Joe Sharkey. Libri rrëfen tregimin e agjentit të FBI-së në një qytet të maleve Apalaçe derisa heton një rast të rëndë.

Phillip Noyce do të bëj regjinë e filmit.