Edhe dy sezone për Power

power

Seriali Power ka qenë sukses i madh për televizionin Starz duke kaluar këtë sezon edhe serialin Outlander për nga shikueshmëria.

Si rezultat për këtë sukses, Power do të kthehet për dy sezone shtesë. Sezoni i katërt dhe i pestë janë porositur, derisa pritet të shfaqen vitin e ardhshëm.

Curtis Jackson i njohur si 50 Cent është aktor dhe producent ekzekutiv i serialit, derisa premiera e këtij sezoni ka arritur në 2.26 milionë shikues, 55% më lartë se rekordi i mbajtur nga Outlander.

You might also like