Teknologji

DOKU:TECH 2015 – Dita e parë

Edicioni i veçantë i Doku:tech do të organizohet këtë vikend në objektin Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Dita e parë nis në ora 16:00 me regjistrimin zyrtar, para dy workshop-ëve që kanë të bëjnë me dizajnin. Së pari në ora 17, Elina Zheleva – themeluesja e DesignThinking.bg. ajo do të demonstroj themelet e dizajnit përfshirë ndjeshmërinë, vizionin, kreativitetin dhe balancën nëpërmjet procesit të bërjes së një pijeje.

Bes Bujupi ndjek të me workshopin e radhës një orë më pas. Regjisori i artit në AKQA Londër, do të sjell mishërimin e dizajnit dhe teknologjisë me shembujt e fundit në botën e pafundmë të pajisjeve teknologjike.

Mirëseardhja zyrtare është në ora 18:45 me Kushtrim Xhaklin dhe Vladan Joler, para se udhëheqësi i SpaceIL, Yanki Margalit të flasë për të ardhmen e të ardhmes, duke përfshirë disa sfera të jetës sonë, inovacionet shoqërore, ekologjike, dhe teknike.

Autori i ‘Geek Heresy, Microsoft REsearch’ Kentaro Toyama do të zbërthej kontributin e vërtetë të pajisjeve teknologjike në jetën tonë të përditshme, ndërsa në ora 20:50, Peter Sunde i ‘The Pirate Bay’ do të tregoj për rrugëtimin e jetës së tij, për idealet e një bote pakufi.

Nga ora 17 deri në ora 19 organizohet disa workshope në UNICEF Innovation Lab Kosovo.

Orarin e plotë e gjeni në: http://www.dokute.ch/#schedule