DokuFest

DOKU:TECH 2015 – Dita e dytë

Edicioni i veçantë i Doku:tech do të organizohet këtë vikend në objektin Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Dita e dytë nis me workshopin e themeluesit të Peter Sunde i cili do të diskutoj për mposhtjen e politikës me anë të teknologjisë. Ky workshop do të shfaq qasjet e reja në përdorimin e social media si armë në zbardhjen e të këqijave lokale dhe globale.

Më pas në ora 18, Andrej Petrovski vjen me workshopin ‘Invisible Infrastructures: Mapping the Internet’ ku do të çmontohet koncepti i internetit deri në detajet më të vogla.

Në ora 19 në skenë shfaqen JanErik Nyrovar, Arikia Millikan, dhe Max Gurvists, për të vazhduar me Lane Becker e cila do të sjell tregimet për startup-ët dhe Silicon Valley në 15 vitet e fundit. Ndërkohë prezantimet mbyllen me Esther Dyson, presidente e EDVenture Holdings.

Nga ora 17 deri në ora 19 organizohet disa workshope në UNICEF Innovation Lab Kosovo.

 

Orarin e plotë e gjeni në: http://www.dokute.ch/#schedule