Dashuria dhe filmat (1)

Ndoshta kom pa shumë filma, a pe di, dashnija n’shikim t’parë. Çka mendon për dashninë n’shikim t’parë? A ta merr mendja që dikush mundet me dasht dikon veç tu e kqyr? Dean, Blue Valentine…

Ndoshta keni parë shumë filma në jetën tuaj, ama nuk është arsyetim ‘S’mujta me lan filmin n’gjyst’, kur takoheni me vajzën që ju ka prit 2 orë. Kush dreqin mendoni që jeni?! Ryan Gosling?!

E nisur me një bisedë rreth ‘screenshots’-ave, sa shpërndahen, e a shpërndahen, disa nga pjesëtarët e MMA (këta që shkruajnë për filma, nuk postojnë veç foto, citate), filluan të citonin pjesët dhe ndikimin e disa nga filmave më romantik, dhe efektin e tyre në jetën e këtyre maniakëve.

Disa prej neve kanë kërkuar mos t’u publikohen emrat, disa nga ne s’kemi fort marre, kështu që më poshtë keni listën se cilët filma romantik kanë ndikuar në krijimin e një karakteri të mirë kur vjen puna tek lidhjet dhe dashuria. Ndoshta nuk janë gjëra të mira, ama secili prej neve e ka pikëpamjen e tij për këtë mesele. Ju mos hezitoni të shpërndani përvojën tuaj, dhe ndikimin që ka pasur ndonjë film në këtë aspekt të jetës.

“Love Actually”

Për mendimin tim është një nga filmat që portretizon më së miri dashurinë. Kemi disa çifte, të gjitha nga pjesë të ndryshme të shoqërisë, dhe një ditë nga jeta e tyre që i bën të kuptojnë rëndësinë e dashurisë. Filmi na tregon disa forma të dashurisë, se si nuk njeh moshë, nuk njeh racë, apo komb. E bën dashurinë si një gjuhë universale, dhe diçka që ia vlen të luftohet, por edhe forma kur duhet të heqësh dorë. Thjesht është një abetare për dashurinë.

‘Silver Linings Playbook’

‘Njeriu është i qmendun kur dashuron’ ka thënë Sigmund Freud.

Dashuria, emocioni ma i egër, ma primitiv, shtazarak po ma i bukuri…nganjëherë…shumicën e kohës…gjith’!

Duke iu ikë ‘pallavrave’ për dashurinë, të cilat i dëgjojmë qdo ditë, n’qdo fjalë e kangë, prej gojës së nji fëmije, të riu, plaku, kangëtari, katundari e qytetari, na i kthehemi filmave, të cilët edhe pse aq të shumtë në numër, duket se kurrë nuk janë mjaft se ashtu është edhe dashnija.

Në mesin e tanë atyre vajzave e djemve, grave e burrave që kanë dashuru në ekran, është edhe Pat Solitano (Bradley Cooper) e Tiffany (Jennifer Lawrence). Si dy t’rrënuar nga humbja e të dashurve deri në qmenduri, Pat dhe Tiffany arrijnë të na rikujtojnë se dashuria nuk pyet fare për të qmendurit, të quditshmit, të të dendurit me ilaqe, të sapo dalët nga spitalet mendore, të depresionuarit e as për të pashpresët se n’fund të fundit ajo është ndjenja ma e pastër dhe e vërtetë dhe herët a vonë e gjen rrugën, nganjiher në mënyrat ma të quditshme, njejtë si në ‘Silver Linings Playbook’. /Bardha Çerkini/

 

It’s a Wonderful Life

“Strange, isn’t it? Each man’s life touches so many other lives. When he isn’t around he leaves an awful hole, doesn’t he?”

Kete thenje e kam ne mendje qe nga momenti qe e kam perfunduar filmin. Nje person deshiron te vetvritet, nje engjull i zbritur ne toke per ti treguar se si do te ishte jeta e personave te dashur nese nuk do te kishte egzistuar, nje jete e sakrifikuar per te tjeret. Filmi ka pasur nje ndikim te madh ne personalitetin tim, se si duhet te sillemi karshi personave te dashur dhe jo vetem, se si ndonjehere duhet te sakrifikohemi per hir te tjerve, nje film I cili me mesoi se cdo te mire qe e bejme ne kete jete do te kthehet ne format me te ndryshme dhe  ne momentet ne te cilat ne kemi me se shumti nevoje.

“Remember no man is failure who has friends.” /Rinor Kurshumliu/

 

500 Days of Summer

“500 Days of summer ka ndiku qe une me kon ma i ftoft me femra tongue emoticon. Per 1 kohe” /Egzoni me grip/

 

Mr. Nobody

Kur jeta eshte e padrejt me ju, ju imponohen shume zgjedhje dhe nuk dini cila eshte me e mira per ju; kur dashuroni aq qmendurisht sa qe largesia vetem cka e forcon lidhjen tuaj; kur kalon nje kohe e gjate pa u pare ndersa cdo sekond te jetes suaj e kujtoni momentin kur do ta takoni perseri dashurine tuaj; Gjitha keto e edhe me shume eshte perpjekur t’i paraqes shikuesit Jaco Van Dormael me filmin Mr Nobody.

Ne kete film shikuesi ka rastin ta shoh nje shfaqje interesante, kur njeriu refuzon ta zgjedh njanin opsion te cilin jeta ja imponon, ne fakt heroi yne ne film Nemo vendos t’i jetoj te gjitha opsionet e jetes ne te njejten kohe. Shikuesi i perjeton 4 realitete ne te njejten kohe, keshtu qe nuk ka nevoj ta lodhi mendjen se cfare do t’kishte ndodhe nese do ta bente kete zgjidhje apo ate zgjidhje.

Ky film ofron nje perjetim te cilin per fat te keq nuk mund ta jetoni ne jeten tuaj, ne fakt mundeni mirepo duhet ta zgjedhni nje opsion te vetem dhe te jetoni me ate sa t’jene jeta e gajte. Mendoni mire… /Kushtrim Krasniqi/

Përmbledhje 1

Femrat, keto krijesa misterioze qe eshte veshtire ti kuptosh.Epo si te na kuptojne kur ne te shumten e rasteve as ne nuk e dim qfare duam!E me mire nuk qendron as gjinia tjeter.

Jemi rritur me idene qe ne meritojme mashkullin perfekt e at lloj dashurie qe i reziston kohes e largesise e qfardo qe ndodh fundi prape do te jete i lumtur.

E kush na ka ushqyer koken tone me keto ide me shume sesa filmat?Sa e sa ”Girls Nights” deri ne oret e hershme te mengjesit duke shikuar filma,duke qeshur e nganjehere edhe duke qare bashke me personazhet.

Por prape me kalimin e kohes jemi rrit e kemi kuptu qe jo qdo lidhje duhet patjeter me e pas nje perfundim te lumtur dhe se jeta nuk eshte film.Kemi kuptu qe jo te gjithe na dergojne lule e na puthin duart e jo secili prej tyre na dergon ne darka romantike e kendon serenata.

Pasi nuk jemi ne mesin e atyre femrave romantike e tash rralle e hiq nuk shikojme eshte shume problem te zgjedhi ndonje prej tyre.E prej atyre qe kemi pare kemi marre mjafte material per situata te ndryshme nese do te na duhen ne nje te ardhme te afert.

E se filmat e mire e bejne jeten edhe me te mire ska dyshim mirpo shikimi i tepert i tyre mund edhe te rrenoje jeten e dashurise per te vetmen arsye se ato krijojne pritshmeri jorealiste te mardhenieve,shkencetaret pohojne.

Prandaj shikoni filma mirpo mos e jetoni jeten sipas tyre. /Anonim Femër/

 

Përmbledhje 2

Eshte e vertete qe filmat ndikojne ne jeten e njeriut, dhe e bejne ate me te mire. Filmat e kan bere jeten time me te mire. Gjithmone kam potencuar se perpos edukimit familjar, shkollimit dhe librave, ne kalitjen e personalitetit tim filmat kan zene vend te veqante, sidomos ne perceptimin e nderlidhjes njerzore, interaksionin mes tyre.

Kesisoi raportet e mia me njerz kan qene pergjithesisht te mira.

Mirepo ndikimi i filmave me se shumti eshte verejtur ne raport me femrat.

Filmat romantik me kan ndihmuar te kuptoj se sa te rendesishme jane per femrat gjera te vogla qe ne djemte, as qe do i verenim..

Me kan mesuar se sa e rendesishme mund te jete per nje vajze menyra si e trajton ate para shoqerise tende, shoqerise se saj, sa i rendesishem mund te jete per te nje mesazh i thjeshte qe ja dergon pasi ate ta zere gjumi, menyra si e shikon dhe si e trajton.

Mirepo perpos anes sime gjentile qe filmat e kan vene ne pah, ata me kan mesuar qe edhe une te rris pritshmerite dhe kerkesat nga ana femerore.

Ne kete aspekt, ndikim tmadh ka pasur trilogjia Before, e Richard Linklaterit.

Eshte krijuar nje deshire tek une qe vajzen e jetes ta takoj ne nje eveniment intelektual, qofte shfaqje teatrale, qofte panair libri..

Ashtu pa qellim te futem ne debat me te se a eshte me i mire nje liber apo nje tjeter, se a eshte me artistik nje regjisor se nje tjeter.

Nje bisede e tille hapet tek personazhet e filmit Before Sunrise..

Do te doja te perjetoja edhe une nje te tille.. /Anonim Mashkull/

 

Përmbledhje – 3

Gjithcka fillon ne nje mengjes,pasdite..dhe vazhdon deri ne oret e para te mengjesit. Zgjedh ni film,te nje kategorie te preferum ose te nje regjisori t’parapelqym. Pastaj fillon aty ku mbaron filmi..imagjinata shtrihet pafundsisht ne at qe ndodhi ne 2 or film. Filma qe m’bojne me menu ma thell’ ma detajisht,me kerku veten ne ato pikepytje qe ngriten ne fund te filmit. Asht e pamohushme cka mka ofru universi kinematografik, emocione t’perzime, njohuri t’shumta edhe perceptim ma ndryshe per bote duhet me cek se m’kan bo antisociale ama edhe kreative poashtu. Pasuni shpirtrore shoh ne filma te mir,edhe ndjesi te cuditshme ne ato ore dhe minuta..eufori t’pashpjegushme edhe dite,nete interesante n’shoqri te prodhimeve filmike qe e bindur tham qe ma kan ndryshu jeten. Filmat e mir nuk ta vjedhin kohen, por t’dhurojne jete. /Anonim Femër/

You might also like