Intervista

Dashuri Maniakësh

Është e ditur universale që djemtë janë arroganta. Shtoj kësaj edhe pozitën e adminit, kanuni i tyne hyp permi qiell…

Kështu në një të mërkure marsi, derisa ishin mbledhur të shikonin skuadrën e tyre të zemrës në njërin nga lokalet e Prishtinës, në mesin e turmës dhe tymit, admini ynë i deleguar (admin i njërës nga grupet e skuadrave që kryesisht administrohen nga fansa, nejse ky admin osht vendos aty me intervenime) kërkon një birrë. Mirëpo, zëri i tij i cekët, sigurisht nga britmat dhe birrat e duhani (të dy t’kqijat i ka) nuk prek veshët e kamarierit. Fati deshi që aty ulur, pranë shankit (m’doket që i thonjë kshtu, s’dal nëpër kafe, tekefundit kush me ju administru juve), indiferente ndaj krejt ngjarjes dhe me një ngjyrë përbuzjeje të qëndronte një maniake tjetër, të cilës pa fije marre i drejtohet ky admini ynë që t’ia kryej porosinë. E çuditur dhe me një shikim që keni shumica prej jush që po lexoni tani, maniakja jonë vetëm i lëshon sytë dhe kthen kokën për të vazhduar të injoronte si adminin, ashtu edhe ngjarjet që po ndodhnin aty.

Fati kishte qenë kryeneç atë natë. Sikur me inat kishte vendosur të sprovonte edhe një herë veten. Në ndeshjen e kthimit, derisa e motra e maniakes tonë po kërkonte adminin të cilin nuk po e gjenin askund, maniakja jonë kishte nisur të humbiste nervat. Dhe duke njohur adminin tonë si njeri që humbet shumë shpesh, edhe me plotë kuptimin e fjalës, i është nevojitur bajagi një kohë e gjatë për ta gjetur, edhe pse nuk ka qenë lokali aq i madh.

Dhe dikur e gjejnë. Edhe kur e gjejnë, maniakja jonë ka një qëndrim krejt ndryshe nga hera e kaluar, dhe që në të parën bën një shfryrje kënaqësie që më në fund e gjetën. Kësaj i përgjigjet ajo e qeshura e adminit tonë (çfarë të qeshure ka se!), e qeshura e cila menjëherë e bën maniaken tonë të ndryshoj mendjen. Dhe derisa admini i vendos, me t’njofshëm, dikur në rendin e parë ata shkëmbejnë llafe, llafe të cilat janë edhe shkëndijat e para të diçkaje të madhe.

Kjo diçka vazhdon pas ndeshjes me muhabete Fejsbuku deri në 5 të mëngjesit. E në ora 5 kur edhe i lshon takati i fundit për shkak të tasteve të ngurta (ju sugjerojmë tastiera gome, përdorim ka shumë vjet dhe janë shumë anti-stresuese) lejnë të dalin për kafe jo më larg se ora 8 e mëngjesit. ligjëratat? le ti marr dreqi…

Është një rregull i pashkruar, që nga më shumë se 40 mijë anëtarët që numërojnë grupet e treshes, çdo lidhje dashurie që kurorëzohet me fëmijë, kumbara veçse është i përcaktuar. Ky nder na takon neve treshes edhe pse të tretë jemi kumbara, si zakonisht të mbesave tona, sepse daja…

Edhe ky çifti i parë zyrtar, në shenjë falënderimi e kanë ndarë storien e tyre me neve, si admin… Ka qenë tregim i mirë që e botojmë sot në 35 mujorin e krijimit të grupit të parë.

Emrat nuk i kemi përmendur sepse si zakonisht, baba i maniakes nuk osht i njoftum me këtë ngjarje. Sidoqoftë na shpresojmë që ky të mos jetë çifti i vetëm nga ky maniaqllëq. Pa marr parasysh a ndani tregimin me neve, apo zgjedhni kumbara tjerë (ndonjë dajë ose mixhë, si zakonisht), treshja ju dëshiron jetë të gjatë e të lumtur.

Luani

Çift maniakësh
Çift maniakësh