Çka na sjell Marvel?
Film

Çka na sjell Marvel?

Vazhdimi i tretë i ‘Thor’, ‘Ragnarok’ mbyll një vit të suksesshëm të Marvel Studios. Pas ‘Guardians of the Galaxy Vol.2’ dhe rinisjes së re të njeriut merimangë me Tom Holland, ‘Spider-Man: Homecoming’, zoti skandinav popullon kinematë anekënd botës për të tentuar shifrën prej një miliardi dollar.

Por, kjo nuk është e tëra.

2018

Faza e tretë e Marvel vazhdon herët në vitin e ardhshëm.

Black Panther’ me Chadwick Boseman e regjinë e Ryan Coogler shfaqet në kinema në fillim të shkurtit kur do të tentoj të dominoj kinematë kundrejt finales të ‘Fifty Shades’.

The New Mutants’ do të sjellin një grup të rinj heronjsh nga akademia e Profesorit X, derisa pranvera sjell ‘Avengers: Infinity War’. Mutantët shfaqen në javën e parë të marsit, derisa Hakmarrësit në fund të prillit.

Qershorin e hap ‘Deadpool 2’, derisa e mbyll ‘Ant-Man and the Wasp’. Vera do të jetë e mbipopulluar me filmin e patitull të Fox/Marvel për fillim të korrikut, vjeshta nis ‘Venom’ me 5 tetor me Tom Hardy në rolin kryesor, dhe ‘X-Men: Dark Phoenix’ një muaj më vonë.

Një film i animuar për Spider-Man do të vjen për Krishtlindje për të mbyllur vitin

Fundi

Në vitin 2019 nga Marvel do të shfaqen: Silver & Black – vetëm me heroina (8 shkurt); Gambit – Channing Tatum në mutantin me karta (14 shkurt); Captain Marvel – me Brie Larson (8 mars); Avengers pa titull (27 prill).

Tre filma të patitulluar ende janë përcaktuar për 1 maj, 7 gusht, e 6 nëntor të vitit 2020.

X-Force, Guardians of the Galaxy 3, e Doctor Doom akoma nuk kanë datë të saktë. Ngjashëm si vazhdimi i heroinës së vockël nga ‘Logan’, Laura.