Recensime Filmash

Central Intelligence (2016) – Recensim

Kevin Hartit për të qenë i suksesshëm në film zakonisht i duhet një shok i ngushtë skene. Dhe harmonia që arrin të krijoj me këta shok skene, personalisht nuk më ka zhgënjyer akoma deri sot. Së paku në ata filma që kam parë me të. Jo për që ka ndonjë bagazh të madh të filmave, por për shkak të trajektores që hodha më lart, do të bëj krahasimin me filmin e fundit, shoqërinë e tij të fundit të re në skenë – atë me Will Ferrell.

Për dallim me Get Hard, Central Intelligence është për shumë arsye më i mirë. Së pari, ngjarja është më e paqartë, të mban më shumë të lidhur për filmi, edhe pse në fillim të gjithë mund të skicojmë një fund që marrin zakonisht këta filma. Pastaj, nuk ka komedi banale, të pështirë, por arrin të mbaj një nivel më të lart. Ndoshta kësaj i ndihmon aksioni dhe ngjarja që lidhet në pjesën më të madhe me karakterin e Dwayne Johnson. E karakteri i tij është një shok gjenerate i karakterit të Kevin Hart. Johnson luan rolin e Bob Stone, një student i mbipeshë i cili poshtërohet në fjalimin e fundit të shkollës kur hidhet i zhveshur para turmës nga Trevori – Jason Batemna. Derisa të gjithë qeshnin, Calvin Joyner – karakteri i Kevin Hart, i jep xhaketën Bobit si ndihmë në atë çast. Calvin ishte duke bërë fjalimin si studenti me më së shumti gjasa për t’ia dal në jetë.

central intelligence

Sot, Calvin punon llogaritar, i martuar me dashurinë e gjimnazit, dhe pret në radhë për tu promovuar në punë. Pra, nuk ka ndonjë sukses. Derisa afrohet përvjetori i maturës, ai rilidhet me Bobin i cili është në arrati nga CIA. Ai dyshohet se ka bërë konspiracion dhe është duke shitur dokumente sekrete armiqve. Por, Bobi thotë ndryshe. Dhe ngjashëm si Calvin edhe ne si shikues nuk do të dimë kujt ti besojmë.

Filmi ka disa aksione sureale, duhet të pranojmë. Por, janë në kufij të së pranueshmes në kësisoj komedi. Harmonia e tyre në skenë është e bukur, dhe filmi për çudi më shumë anon kah zhanri aksion se sa komedi. Dhe këto pjesë komedie vijnë ashtu papritur dhe i japin atë hijeshinë dhe nomenklaturën e këtij zhanri filmit në momente.

Rawson Marshall Thurber i cili ka bërë edhe regjinë e We’re The Millers, nuk zhgënjen me punën e tij si në skenar si në regji. Pos dyshes Johnson-Hart, filmit i ndihmojnë edhe karaktere dytësore si Amy Ryan, Danielle Nicolet, e Aaron Paul, edhe pse të gjithë mbesin tepër në prapavijë. Nota personale: 4/5