Category: TV

Janë dy seri të reja që shfaqen të tërat këtë të premte. ‘Examination of Conscience’ merret me institucionet katolike në Spanjë, në një seri dokumentare me të mbijetuar të abuzimeve në fjalë.

E seria koreane ‘Kingdom’ merret me një periudhë kur mortaja kaplon mbretërinë, duke shtyrë princin të jetë e vetmja shpresë kundër kësaj sëmundje.

Club de Curveos kthehet për sezonin e katërt, Kimmy Schmidt përmbyllë aventurën e saj me episodet e fundit, gjersa një tjetër seri dokumentare sjell tregime rrëqethëse me vrasësin serik Ted Bundy.

Nga seritë javore kthehen Black Lightning, Riverdale, Star Trek: Discovery, e Crazy Ex-Girlfriend.

Episodet e reja

E enjte

Riverdale

E premte

Star Trek: Discovery

The Good Place

E shtunë

RuPaul’s Drag Race: All Stars

A Taiwanese Tale of Two Cities

Crazy Ex-Girlfriend

            E hënë

Black Lightning

Outlander

            E martë

Supergirl

Men on a Mission

            E merkurë

Arrow

Seritë

Conversations with a Killer: The Ted Bundy Tapes – Sezoni 1

Club de Cuervos – Sezoni 4

Unbreakable Kimmy Schmidt – Sezoni 4 (Finalja)

Examination of Conscience – Sezoni 1

Kingdom – Sezoni 1

Black Earth Rising – Mini-seri

The Rise of Phoenixes – Sezoni 1

Filmat

Animas

Polar

Goyo: The Boy General

Read Full Article

Këtë të premte në Netflix, me sezonet e reja, kthehen dy nga seritë më të popullarizuara të këtij shërbimi. Dokumentari i vlerësuar lart, ‘Making a Murderer’ kthehet me pjesën e dytë. Të njëjtën ditë vjen edhe sezon i tretë i super-heroit të Marvel, ‘Daredevil’.

E marta sjell një stand-up të Ron White, ndërsa të premten me sezonin e dytë kthehet edhe ‘Hip-Hop Evolution’.

E hënë, 15 tetor

E martë, 16 tetor

E premte, 19 tetor

E diel, 21 tetor

 

Read Full Article

Sondazhi i organizuar tek Maniakë t’Televizionit dhe grupet tjera të rrjetit zyrtar Maniakat, nxjerr Klan Kosovën si televizionin më të shikuar, bashkë me dominimin në disa kategori sa i përket emisioneve tematike. KTV pason e dyta, njëjtë edhe për kah numri i emisioneve fituese, me RTV21 në pozitën e tretë.

National Geographic, O Sa Mirë, Ipko, e Liga e Kampionëve janë në mesin e më të votuarve.

Sondazhi ka qenë i organizuar vetëm në grupet Maniaka, dhe reflekton përzgjedhjen e anëtarëve si ‘më të mirën’ dhe jo medoemos atë që shfrytëzojnë ose shikojnë.

Sondazhi i ardhshëm pritet të organizohet rreth fundit të vitit aktual.

Rezultatet e sondazhit televiziv për sezonin 2017-2018

Read Full Article

Edhe pse jemi pjesë e gjeneratës e cila ka përjetuar oraret e reduktimeve 3me3 e deri në 1me5, ndalja e rrymës elektrike qoftë edhe për 30 minuta shkakton telashe të shumta akoma. Nuk di

Read Full Article

 

Sir David Attenborough është njëri ndër mësuesit kryesor që kam pasur. Jo aq i mirë sa mësuesi Ruzhdi, dhe disa mësues tjerë, ama ka një kontribut të madh në edukimin tim sidomos sa i përket planetit tonë. Ligjërata e tij e fundit vjen në gjashtë episode të ‘Planet Earth 2’.

Nuk është vazhdim i serisë së parë sa është një seri origjinale që vjen për të ngopur egon tonë të uritur për bukuritë e këtij planeti ku jetojmë, e për të cilin nuk dimë asgjë. Ama bash asgjë! Këtë përfundim e keni sa herë që shihni dokumentarë të përgatitur nga Attenborough dhe BBC në përgjithësi.

Njëra ndër anët më të bukura të këtij dokumentari është mënyra se si është realizuar. Vetëm atëherë kuptojmë edhe një herë, më mirë se sa është zor të bëhet diçka kaq e mrekullueshme. Krejt ajo që mësojmë e që na kënaq gjatë kësaj serie dokumentare ka njerëz të cilëve iu duhet kohë e sidomos durim në kapjen e gjërave më të bukura të planetit tonë.

Janë shumë gjëra të bukura që na vijnë në këtë seri. Migrimi i gaforreve është ndër pjesët më të bukura të episodit të parë. Por, jo pak kohë nevojitet për të mësuar historinë dhe sakrificën e prindërve pinguin.

Dhitë alpiniste dhe mençuria e tyre për të zbritur malin është gjëja e radhës që na lë gojëhapur, para se të kemi edhe një shfaqje të instinktit prindëror tek nëna leopardë e borës. A e dini që në xhungël ka delfinë?! Po a keni menduar se si majmunët arrijnë të mësojnë ngjitjen nëpër degë? Vetëm një e treta e tyre e mbijetojnë këtë fazë. Edhe më pak mbijetojnë bretkosat që janë më të vogla se thonjtë e duarve tona. Mënyra si i mbrojnë të vegjlit e tyre, krimbat me drita, shuarja e jetës e bubave dhe kafshëve tjera në shkretëtirë, gjuetia e gjirafave nga luanët, e çmos tjetër mbresëlënëse vjen në këto gjashtë episode. Mos të harrojmë edhe flamingot dhe disa ngjarje tjera që do të na bëjnë edhe të qeshim kohë pas kohe nga gjërat e pabesueshme që bëjnë.

Një hap më tutje na dërgon shkrirja e vegjetacionit në Kili për vetëm disa orë nga miliarda insekte. Bashkëjetesa e hienave me njerëz në Afrikë, dhe gjelbërimi në qytete si Singapori janë mrekulli të vjedhura nga parajsat fantastike deri tashti vetëm të imagjinuara.

Ka shumë më tepër ngjarje e kafshë të rrëfyera në këtë seri, por s’mund ti përmbledhim të gjitha në një recensim. Planet Earth II është diçka që duhet të shihni patjetër! Është gjëja më e mahnitshme e shfaqur në TV ndonjëherë! Nota personale: 5/5

 

Read Full Article