Category: Maniakat

Të dashtun,

Ashtu siq ju kemi njoftu, gjatë këtyre tri netëve të maratonës do të shfaqen filma me tematikë rreth luftimit të dukurive negative në shoqëri. Për këtë temë kemi menduar ta shfaqim një film nga kinematografia Franceze, nën regjinë dhe skenarin e Olivier Nakache dhe Eric Toledano “The Intouchables”.

Një rrefim unik dhe tejet interesant i dy personave me botëkuptime dhe sfida diametrikisht të kundërta me njëri-tjetrin.

Ju ftojmë ta shikojmë së bashku këtë perlë kinematografike, si dhe në fund do të mbajmë një analizë e diskutim rreth filmit, si dhe temës e cila trajtohet. Për këtë e kemi ftuar edhe njëri nga administratorët e grupit të Facebook-ut “Maniakë t’Filmit” Kushtrim R. Krasniqi

Ejani dhe shikoni së bashku me ne #ComeAndSee #CaS

Read Full Article

Maniakë t’leximit do të thotë edhe Maniakë t’Dijes. Hajde ju ndihmojmë në nxënjen e dijes atyne që ma tepër kanë nevojë.

Maniakë t’Leximit në bashkëpunim me organizatën e bamirësisë “Për nëna dhe fëmijë të lumtur” & American Corner in Prishtina organizojnë aksion për përgatitjen e fëmijëve të familjeve në nevojë për vitin e ri shkollor.

Që nga e hëna (17 korrik 2017) e deri më 31 gusht, ne do të organizojmë aksionin për mbledhjen e mjeteve shkollore si:
– canta krahu
– canta të vogla për lapsa (fotrolla)
– fletore
– lapsa
– kimika
– ngjyra
– vizore
– kompas
– pentagram
– bllok vizatimi
– libra të shkollës së mesme (për shkak se ministria nuk i shpërndan falas librat për shkollë të mesme)
etj.

Cantat e krahut, librat, dhe cantat e lapsave munden me qenë të përdorura (të vjetra) po ju lutem jo të dëmtuara, të papërdorshme, apo të papastra.

PIKAT E GRUMBULLIMIT:
1. Këndi Amerikan brenda Bibliotekës Kombëtare (nga ora 8 në mëngjes deri në 4 pasdite, Nga e hëna deri të premten)
2. Organizata “Për nëna dhe fëmiëj të lumtur” në Ulpianë (lokacionin e saktë e keni në koment me foto)

Për shpërndarjen e këtyre mjeteve ka me u kujdesë kryesisht organizata “Për nëna dhe fëmiëj të lumtur”. Besoni që kanë me shku në vendin e duhur.

Presim që edhe njiherë ju me tregu vullnetin tuaj t’mirë si shumëherë të tjera.

Dashni

Read Full Article