Category: Kuzhina

Receta nga Flora Ajazi

Torte të vogla me petë të fletëzuar, krem pastë, dhe pemë të ndryshme.

Petën e fletëzuar e ndan në forma sipas deshires, i pjek në temperatur 200g për 15 min

I nxjerr nga furra e i len të ftohen

Krema:
500 ml qumsht i qet ne nje tengjere dhe e vë ne zjarr te mesëm
Të njejten koh në një enë qet 3 të kuq të ves, 5 lugë sheqer, 2 lugë miell, 1 sheqer vanill, i perzien mir qe mos të mbetet me toptha, i shton pak qumsht të ftoht që ky brum te bëhet si për palpeta , dhe para se të vloi qumshti e kthen masen ngadal duke e perzier derisa të trashet, e hjek nga zjarri dhe e len të ftohet.

Pastaj vazhdojm i radhisim si në foto.

Receta e plote ne grupin Maniake t’Kuzhines

 

Read Full Article

Në grupin Maniakë t’kuzhinës në Facebook u shfaq ideja nga Saranda Rexha për të përgatitur një drekë për shpinë e pleqve. Kjo ide u përkrah më shumë entuziazëm nga anëtarët e grupit dhe të rinjtë e kryeqytetit!

Për këtë ngjarje, interesim e përkrahje i dhanë edhe mediat lokale si Televizionet, Radiot e ashtu edhe portalet online.

Në shpinë e pleqve aktualisht janë 91 rezidentë për të cilët vullnetarët kanë përgatitur nga diçka për të gjithë.

Ushqimet e përgatitura nga vullnetarët ishin ushqime tradicionale të cilat këtyre pleqve nuk iu shërbehen në këtë institucion.
Disa nga ushqimet e përgatitura kane qene Flija, Leqenik, Kifle, Krofne, Bombica etj.

Vizita dhe ushqimet e servuara janë pritur shume mirë nga banorët e këtij institucioni, ata kanë falënderuar vullnetarët dhe kanë shpreh gëzimin dhe emocionet e tyre.

Ky ishte organizimi i parë i këtij lloji nga ky grup, por nuk do te jete i fundit, te hënën mblidhen vullnetarët për te diskutuar sfidat e këtij organizimi dhe planifikimin për organizimin e radhës.

Egzon Bunjaku në Sytë 7, Klan Kosova

Drekë për shpinë e pleqve, Tribuna Channel

Zana Fetiu – Shtëpia e pleqve

Egzon Bunjaku në Radar, Radio Dukagjini

Lista e ushqimeve

Pulë dhe long, Gurabia, Princes krofne, Leqenik, Kifle, 100 Euro, Fli, Mantia dhe Sheqerpare, Bombica, Bombica me kokos, Embelsire, Keksa & Reqel, Samuna, Eklera, Keksa, Krofne dhe Speca me Long, Tahini etj.

Fotografite

Shkrimet në Portalet

Klan Kosova
Indeks Online
Ripost

Na u bashkangjitni ne grup!

Maniakë t’Kuzhinës

Faleminderit të gjithëve që kontribuan dhe në realizimin e këtij aktiviteti, besojmë se do të kemi aktivitete të tilla përsëri :-).
Saranda Rexha & Maniakat

Read Full Article

Maniaka t’nderum,

Nese doni me pregadit ushqim qe me ju dhuru Shpise se Pleqve ne Prishtine, ju lutem lexoni me poshte.

Kete te Premte ne ora 11:30 nisemi nga Sheshi Ibrahim Rugova per te Shpia e Pleqve ne Prishtine.

Te gjithe ata qe duan te pregadisin per Shpine e Pleqve le t’shkrujn tek eventi qka kan me pregadit qe mos t pregadisim krejt t’njejtin ushqim.

Ata qe nuk munden me ardhe ne ate kohe, nese keni dikon qe mundet me i qit ushqimet ne Roberti Taxi (044 111 999 / 049 111 999) edhe me i thon me i qu te Sheshi Ibrahim Rugova, na i marrim ktu edhe e pagujm taksin.

Ne takimet qe i kemi mbajt kemi tregu qe ushqimte duhet me qene te lehta me u transportu (mundesisht paketoni ose mbeshtjellni mire)

Disa prej antareve veqse kane tregu qka po dojn me pregadit;
– Leqenik me miell misri e me spinaq – Mirjeta Sadiki
– Bombica me qokollade e kokos – Urata Xhafolli
– Fli – Zarmend
– Long me speca dhe Krofne – Marigona
– Mantija me mish – Shkendija
– Sallate – Blerta
– Keksa Lenzë
– Djath dhe Mantia me Kos e huder – Nora
– Reqel me Karrota Ginger – Saranda
– Kifle – Fatjona
– Pite me mish Fatjona

Shpenzimet tjera si per transport, djath, lengje po i mbulon Fitoni (Donacion: 100 Euro)

Eventi:
https://www.facebook.com/events/985016604850181/

Saranda Rexha & Maniakat

Read Full Article