Category: Recensime Filmash

“Zonja nga qyteti” është një film i vitit 1976, i realizuar në Shqipëri, nga Piro Milkani. Në këtë film, dy personazhet kryesore janë teto Ollga (Violeta Manushi) dhe vajza e saj, Meli (Rajmonda Bulku). Duke qenë se Melin e transferojnë të punojë si ndihmës-mjeke në Marenë, një fshat në Shqipëri, ajo bashkë me mamanë e saj largohen nga Tirana.

Ollga, një grua krenare për prejardhjen e saj qytetare, kujdeset gjatë gjithë kohës për vajzën e saj, tashmë ndihmës-mjeke. Ajo provon në shumë mënyra që të largohet nga fshati, ku vajza e saj është detyruar të punojë. Frika e saj më e madhe është komoditeti i Melit me jetën në fshat, e forcohet edhe më shumë kur sheh dy punëtorë të tjerë nga qyteti që veçse janë ambientuar me këtë jetë. Madje, arrin deri në një pikë sa u shkruan shoqeve të saj për t’ia gjetur një burrë.

Më poshtë janë dhënë specifikat e disa personazheve nga filmi:

 

Personazhet kryesore Personaliteti Vlerat Mangësitë
Teto Ollga Një grua nga kryeqyteti, e cila krenohet me prejardhjen e saj. Mendjemadhe, impulsive, paragjykuese, dhe vuante nga kompleksi i madhështisë. Por, krijon edhe raporte të mira me fshatarët që fillimisht i paragjykonte dhe i nënvlerësonte, qe kthyeshme.

 

Ndonëse, me shumë krenari për prejardhjen, ajo pranon të jetojë në fshat.

Si vlerë e saj është dashuria pa kushte e një nëne për të bijën, dhe pozicionimi mbrojtës ndaj saj.

Ajo pranon miqësinë me fshatarët, dhe bëhet pjesë e fshatit.

Personazhi i saj karakterizohet me një humor të veçantë, ku ajo ndjen kënaqësi t’i thumbojë njerëzit, duke e vendosur veten në pozitë superiore.

Mendjemadhësia, natyra egoiste dhe dëshira për të vendosur për të tjerët.

Meli Një vajzë e urtë, e padjallëzuar, të cilën e respektojnë njerëzit e fshatit. E afërt me pacientët e saj.

E dashuruar, por jo me personin që do të donte nëna e saj.

 

Vajzë e cila edhe pse është ndihmës-mjeke, nuk heziton që t’i bashkangjitet pjesës tjetër të fshatit në raste urgjente, siç ishte ajo me vërshime. Punon në fushë gjatë aksioneve në fshat. Merr pjesë edhe në jetën kulturore-artistike të fshatit. Karakteri i saj i fortë shpërfaqet në momentin kur refuzon që nëna të vendos në vend të saj për zgjedhjen e të fejuarit. Vajza paraqitet si një personazh ideal, pa mangësi, si person ideal.

Ajo përshtatet me rrethin, është  e dëgjueshmja e partisë, e respekton nënën, pacientët.

Bujari I qetë e fjalë pak. Dashurinë që ka për Melin e shpreh me rezervë, nga frika e nënës së saj.

I gatshëm të dalë në ndihmë në çdo situatë.

Edhe pse paraqitet si intelektual, nuk heziton të punojë punë të rënda, të jetë i pari për dhënie ndihme në situata emergjente. Ndërsa, kohën e lirë e kalon duke luajtur në shfaqjet teatrale të fshatit. Nga skenaristi, edhe imazhi i Bujarit paraqitet si një personazh ideal, e pa mangësi.

Kështu, duke krijuar një çift të kohës që e përfaqësojnë.

Fako Një fshatar punëtor, bujar e mikpritës. Ai hap dyert e shtëpisë së vet për Ollgën dhe vajzën e saj, përkundër faktit që Ollga që nga fillimi u pozicinua në një dimension tjetër, duke tentuar ta nënçmojë. Përmes këtij personazhi, personifikohet figura e një fshatari tipik të kohës. Vlera e tij është që ai arrin ta bind Ollgën që ta ndryshojë mendimin e saj mbi fshatin dhe fshatarët. Nuk ka mangësi që mund të vërehen dukshëm.

Edhe ky ka aftësi që t’i presë thumbat e Ollgës dhe t’ia kthejë me të njëjtën monedhë.

Sekretari i partisë Paraqitet si personazh kyç në ndërlidhjen e personazheve të tjera në fshat. I prin aksioneve, si atyre në situata emergjente, ashtu edhe aty artistiko-kulturore, ku paraqitet si organizator. Krijon raporte më të veçanta me Ollgën, e cila i beson dhe është një ndër ata që zbuti qëndrimet. Ai luajti një rol të rëndësishëm si njeri me autoritet, edhe në ndërmjetësimin e përmirësimit të raporteve të Ollgës me fshatarët. Propagandon vlerat e partisë, dhe beson pa kushte në partinë komuniste.

Madje, nuk sheh ansjë gabim te përfaqësuesit e partisë.

 

 

Propaganda komuniste në këtë film

Përkundër përpjekjeve të skenaristit ta paraqesë një idilë fshati përmes një romance platonike dashurie, shikuesi nuk mund të shmanget që ta shohë filmin në kontekstin e kohës kur është zhvilluar. Filmi i takon periudhës komuniste, kur me urdhër partie transferoheshin intelektualët siç janë mjekët, profesorët, inxhinierët, etj., transferoheshin nga zonat urbane në ato rurale, jo rrallë, kundër dëshirës së tyre.

Në film, personazhi kryesor, me lehtësi të madhe pranon një vendim të tillë, edhe pse kjo nënkuptonte largimin e saj nga shtëpia, njerëzit dhe rrethi me të cilët deri atëherë kishte bashkëjetuar. Poashtu, shihet që të gjithë janë të detyruar të punojnë në mbjellje-korje në fshat, ndërsa propaganda komuniste që shpërfaqet edhe në këtë film, tentonte t’i paraqiste si akte vullnetare, ku pas punës intelektuale, vazhdonte puna në ara dhe fusha. Kjo punë ishte e lodhshme dhe e vështirë, dhe e imponuar nga regjimi.

Edhe pse, dëshmitarët e kohës, qoftë përmes rrëfimeve gojore apo librave të shkruar, rrëfejnë për kushtet shumë të vështira që mbretëronin në fshat në atë kohë në Shqipëri, autori i filimit na paraqet një situatë krejtësisht ndryshe.

Vetë, personazhi kryesor, teto Ollga, që në fillim tregohej si rezistente ndaj imponimeve të partisë, me kalimin e kohës pendohet dhe bëhet pjesë e këtij portreti “të lumtur” të fshatit. Këtu kuptojmë që individi mund të gabojë, por partia dhe njerëzit e saj ishin të pagabueshëm.

Si shumë filma të asaj kohe, ka pasur ndikim të madh propaganda komuniste, që tentonte të jepte një imazh fals të Shqipërisë së asaj kohe, më të bukur se ç’ishte në realitet.

Filmi mbaron me një “fund të lumtur”, ku të gjithë janë të kënaqur, dhe shikuesit mbesin me bindjen se koha në të cilën është xhiruar dhe kanë jetuar këto personazhe është ideale.

Ky film edhe shumë filma të tjera, edhe pse përmbajnë propagandë në vete, megjithatë, janë pjesë e një kohe të caktuar të historisë që shfaqin mendësinë e autorëve të asaj kohe, e cila në shumë raste mund të ishte e imponuar, por nuk takon neve që ta mohojmë këtë pjesë të kinematografisë dhe historisë.

Në mes tjerash, vlen të theksohet si vlerë e tyre edhe aktrimi mbresëlënës i Violeta Manushit, që  portretizoi me aq sukses rolin e teto Ollgës. /Elion Kollcaku/

Read Full Article

Anastasia është duke punuar në një punë të re. Akoma është në lidhje disi me Kristianin. Kristiani i cili vuan nga ‘demonët’ e tij të brendshëm të cilët janë si pasojë e rinisë së tij, papritmas bëhet xheloz në shefin e Anastasias. Njëkohësisht edhe Anastasia bëhet xheloze në të kaluarën e Kristianit. Pajtohen diqysh. Qajnë pak, por nuk ‘rrehen’. Ose ndoshta ‘rrehen’! Nejse, dikur Kristiani shkon diku larg, i hip helikopterit, dhe bën aksident. Bie në mal. Derisa lajmet e lypin gjithkah, veç kur të shf

Read Full Article

Zonja dhe zotëri Smith është kthyer. Vetëm se tani Brad Pitt ka gjetur dikë më të mirë, më të talentuar shumë herë se sa Angelina Jolie. Përkundër kësaj, ‘Allied’ mbetet larg cilësisë për filma Oskarë, por shumë më serioz se filmi për Smithët, me të cilin nuk ka nevojë të krahasohet në fakt.

Read Full Article

Edhe një herë janë kthyer kafshët e epokës së akullt. Dhe do të kthehen përsëri, sigurisht. Rezultatet financiare nga kinematë janë të kënaqshme, dhe derisa këto janë në nivel, pse mos të bëhen filma tjerë. Fëmijët nuk kërkojnë shumë kreativitet apo ndryshime për dallim prej neve.

Meni, Diego, e Sid bashkohet me Bakun për të parandaluar një rrebesh meteorësh që do të shkatërron planetin tonë. Bëjnë çfarë bëjnë, provojnë metoda e ide të ndryshme, por nuk heqin dorë. Disa nuk i kryejnë punët siç duhet, të tjerët vetëm çka bëjnë dëme. Plani ndryshon disa herë, shifrat e parashikimet ndryshojnë.

Nejse, s’di pse mundohem të përshkruaj diçka kaq të pakuptimtë. Shumicën e filmave të serisë ‘Ice Age’ më kanë pëlqyer. Por, e kanë tepruar tashti, dhe krejt e njëjta gjë, vetëm se fëmijët po rriten e karakteret e rritura po plaken. Bashkë me Ray Romano, Denis Leary, e John Leguizamo, kemi edhe astro-fizicistin e njohur Neil deGrasse Tyson. Pastaj janë Jesse Tyler Ferguson, e Max Greenfield nga serialet komike tashmë veterane, ‘Modern Family’ e ‘New Girl’ si dhe Jennifer Lopez, Nick Offerman, Adam Devine, e Jessie J. Ka emra, por as për zërat e këtyre s’ja vlen të ktheheni edhe për një film.

Nëse jeni prindër ose keni fëmijë, është një periudhë e mirë për të kaluar me ta. Por, asgjë më shumë. Nota personale: 2/5

Read Full Article

Jim Jarmusch është disi ndryshe. Nuk është i veçantë, por është më ndryshe nga e zakonshmja, diçka të cilën e bëjnë shumë veta, në mënyra të ndryshme. Manipulojnë me hije, me kontrast, diçka të cilën e ka në qejf edhe Jarmusch e të cilën mund ta shihni edhe tek ‘Paterson’. Nuk është marre nëse s’keni dëgjuar kurrë për këtë regjisor. S’ju nevojitet njohuri paraprake për të parë këtë film minimalist.

Them minimalist sepse ngjarja zhvillohet për një javë dhe përfshin jetën e thjeshtë, e për ndokënd, goxha të kot të karakterit kryesor, Patersonit. Ai është një shofer autobusi i cili derisa sfidon teknologjinë dhe pushtimin që po bën ditë e më shumë në jetën tonë, provon të merret me poezi. Është një lloj poezi e veçantë, më ndryshe, e cila zhvillohet çdo ditë nga pak. Frymëzuar nga ato që sheh e që dëgjon në punën e tij, poezia merr një ton ndoshta të çuditshëm. Ama është poezi e mirë. Në atë të veten.

Patersoni ka një grua, artiste, dhe të dy bashkë kanë edhe një qen. Pra, një jetë arti ndoshta, e thjeshtë, minimaliste, ngjashëm si filmi. Larg teknologjisë së mençur. Patersoni nuk mban telefon të mençur, apo kompjuter. Gjithçka bën në mënyrë klasike, jashtë modës.

Aktrimi i Adam Driver i cili vjen në rolin kryesor është i përshtatshëm me karakterin që portretizon. Ka pasur nja dy vite të suksesshme në karrierën e tij, por ky është një rol që le në hije shumicën e roleve tjera që ka pasur ndër vite. Përqendrohet vetëm tek karakteri i tij i cili ndihmohet kohëpaskohe nga aktori Rizwan Manji (Man-shiti nga seriali jetëshkurtër ‘Outsourced’), dhe kuptohet nga gruaja e tij e, Golshifteh Farahani e cila nuk më kujtohet nga ‘Body of Lies’ e as nga ‘Exodus: Gods and Kings’. Të dy këta ndihmojnë karakterin dhe aktrimin e Driver, derisa skenari dhe regjia janë të përkryer në realizimin e qëllimit që ka.

‘Paterson’ është një film shumë i thjeshtë, i realizuar shkëlqyeshëm në çdo aspekt, por që dikujt mund ti plas nervat. Jo mua. Nota personale: 4/5

Read Full Article