Category: Recensime Filmash

Koncentrimi rreth karaktereve të çuditshme duket të jetë misioni i Craig Johnson në filmat e tij. Pasi sjell Majllon, portretizuar nga Bill Hader, tek ‘The Skeleton Twins’ (zor që e keni pa), tashti ai futet edhe më thellë në bërjen e çuditshme të karakterit kryesore tek Wilson.

E Wilsoni

Read Full Article

Shpesh here kem qef me kqyre dicka qe na e ndreq disponim, na bon mu ndi mire, ose thjesht e gjejm veten aty dikun ne storien e dikujt. Ne nje storie qe eshte shkruar para 71 vitesh, filmi ne fjale eshte film festash, film “dhjetori” gjate kohes se krishlindjeve, edhe atmosfera eshte e ati lloji. Po ne kete te nxeht qe po mbizotron kto dite, na vyn edhe pak freski dhjetori, tash qe edhe dimri erdh ne vere me Got.

It’s a Wonderful life, siq tregon dhe titulli “Jeta eshte e bukur” tregon se si jeta eshte e bukur perkunder veshtiresive, endrrave te parelizuara , diteve te deshperimit kur mendojme se asgje nuk po shkon ne rrugen e duhur edhe me ato pak dite te bukura qe na bejne te jemi te lumtur qe ekzistojme. Jeten e bejne te bukur njerzit qe i kemi afer, ata qe na dojne dhe i dojme, qe i kemi prane ne cdo veshtiresi te kesaj jete, po ka edhe prej atyre momenteve qe nuk ja dijm vleren.

Cdo e mire kthehet, ose qysh thojn pleqt te na “ tmiren gjuje ndeti edhe mos u tut se te kthehet prap” gjyshi jem shpesh e perdorke kete shprehje. Kjo eshte edhe storia e personazhit kryesor te ketij filmi, George Bailey, i cili enderron qe te behet nje eksplorues qe ne femijerin e tij dhe si kjo enderr i shuhet dita dites, tregon sakrificat e tij per njerezit qe e rrethojne per zemer butesine e tij te trasheguar nga i ati dhe se si ai ve te tjeret gjithmone para vetes.

Veshtiresit e jetes shtyejn qe te mendoj vetvrasjen, ktu dhe vjen nderyhrja hyjnore, nje engjull qe mundohet ta binde se mos ekzistenca e tij do te kishte ndikim shume te madhe tek njerezit qe e rrethojne. Ky film klasik per mu hyn ne listen e filmave me te mire qe eshte realizuar deri me tash, duke u nisur qe nga storia deri tek aktrimi.

E di qe filmat klasik gjykohen shume, edhe shpesh lihen ne neglizhenc per kete aryse, “film bardh e zi i vjeter sja vlen me kqyre” “jo smuj me kqyre bardh e zi sdi vet smuj”, disa komente te antareve qe jon bo ma heret ne grup. Nese thjesht doni qe me pase nje dite me te mire, me kqyre dicka qe ja vlen, me msu dicka, thjesht me ju ndreq dita, ateher ju kisha preferu qe mos me humb kete film. Nuk do te ndiheni te deshprum. Tek e fundit po na vyn pak freksi edhe neve  It’s a Wonderful Life

Read Full Article

Miresevini ne ” The Fate of the Furious ” – aty ku familja vjen e para, e si gjithhere, logjika vjen e fundit.

Miresevini ne filmin me t’keq te franqizes, qysh prej pjeses se dyte. Lidhuni mire. As kesaj here nuk garantojme skena qe sjellin nostalgji per arsyen pse kjo seri filmash eshte nis n’rend te pare. As kesaj rradhe nuk garantojme qe do e gjeni ate qe kerkoni n’film. Udhetimi qe kjo franqize ka marre, nuk kerkon rruge per vetura. Mjafton ajri, sepse kjo eshte çmenduria e re.

Ta haje djalli, kjo seri filmash tashme nuk kerkon as skenar. T’pakten jo nje me kuptim. I gjithe filmi behet me nje dhe vetem nje qellim. Ta mberrije 1 miliardeshin. Sigurisht, mision i lehte.

Tmerri i filmit fillon pikerisht aty ku mbaron skena shume e mire hapese e filmit. Fillon aty ku paraqitet Cypher, personazhi i luajtur nga Charlize Theron, nje prej personazheve me t’ceket te krejt franqizes, t’holle sa nje cope letre, t’ciles nuk i duhen as motive as arsye per t’ba kaos. Eshte thjesht qejf. Ajo prek butona dhe ulet n’karrike per t’shiju kaosin dhe cfaredo dreq çmendurie qe ekipa pas filmit ka arrite t’krijoje kesaj rradhe. Eshte nje udhetare shtyse e filmit, njejte sikur shikuesit, veçse shume e dobet. Por ajo e ka Dom n’ekip te saj, e kjo eshte nje tjeter arsye per t’sjelle ne film aleanca tjera, qe nga dy filmat e fundit do dukeshin shume t’veshtira. Popo. E dini per kan e kam fjalen.

Askend tjeter pos qelin e madh te shqiptareve, Jason Statham. Parimet familjare qendrojne ne vend, sepse Dom ka nje pergjegjie per secilen situate ne film, e kjo eshte ” grillleeeee n’oborrin e shtepise sime, n’fund te filmit “

Po, Dom totalisht e harroi faktin qe Han eshte vra prej Decard Shaw. Mirepo, meqenese vdekja e tij u harrua, t’pakten personazhin e Brian O’Connor nuk vazhdojne ta lene anash. Besoj qe kjo ishte mjelja e fundit qe iu be rahmetlise. E kam fjalen per ate skenen e fundit, aq tendencioze per te kriju emocion. Amo eshte qesharake pa fund. Eshte skene qe tash e tutje, muj me e perdor per me mi zgurdullu syte, sa here qe m’hyn dicka mrena.

Per nje film me kaq shume aksion, nuk e kishe mendu qe mundet me kane i merzitshem per vdekje. Ekipa vazhdon me ba ” obvious statements “, me u nis ne misione pa ide se cka ka me ba, e sigurisht, fati i botes do ngelet EDHE KESAJ rradhe ne duart e ketyre ” krimineleve ” sepse nese ka dicka qe filmi mundohet me e ngrit si vlere tek fansat, eshte qe besnikeria tejkalon gjithçka, MADJEEE edhe Ligjiiiinnnn..

Aty nga po shkon kjo seri, kam pershtypjen se dikur vitet e ardhshme, ekipa e Dom do e shpetoje boten, madje prej karrikeve t’invalideve, sigurisht, t’mbushne me propan nga mbrapa. Asgje nuk ndez me mire se ajo.

Ne momentin kur rreshtat e emrave te ekipes fillojne te dalin, ti e kupton nje gje:
Kjo franqize jo vetem qe e ka humb totalisht sensin e vetvetes, por edhe ma keq, nuk po gjen asgje tjeter per ta zevendesu ate.
Formula e tyre eshte ” Anything Goes “.

4/10

Read Full Article