Category: Film

Tri seri të reja vijnë këtë javë në Netflix.

  • Dirty John’ me Eric Bana, Juno Temple, e Connie Britton sjell tregimin për Debran jeta e së cilës ndryshon kur ajo takon një mjek të bukur i cili e thith në një botë të romancës. Apo të manipulimit psikologjik!
  • ‘Dating Around’ sjell tregimet e gjashtë beqarëve në pesë takime të aranzhuara.
  • ‘Umbrella Academy’ bashkon një grup të super-heronjve pasi babai i tyre adoptues vdes.

Ndërkohë është vetëm një film, një romancë komike nga Zelanda e Re. Kthehet seria e animuar ‘The Dargon Prince’, gjersa seritë e CW-së pushojnë këtë javë.

Episodet e reja

E premte

Star Trek: Discovery

The Rise of Phoenixes

E shtunë

Romance is a bonus book

RuPaul’s Drag Race: All Stars

E diel

Patriot Act with Hasan Minhaj

The Blacklist

Seritë

Dirty John – Sezoni 1 (të enjten)

Dating Around – Sezoni 1 (të enjten)

The Dragon Prince – Sezoni 2 (të premten)

Larry Charles’ Dangerous World of Comedy – Sezoni 1(të premten)

Umbrella Academy – Sezoni 1 (të premten)

Filmat

The Breaker Upperers

Read Full Article

Ngjarjet kryesore të javës në botën e gamingut –

  • Respawn ka lansuar një lojë krejt të re të battle royale – Apex Legends. Loja është lëshuar për publikun të hënën, pas viteve të mbajtura si sekret. Është krejt falas, dhe mund të shkarkohet nga Origin në këtë link.
  • Vazhdimi i radhës i Far Cry 5, Far Cry New Dawn, do të lëshohet të premten, më 15 shkurt. Çmimi zyrtar pritet të jetë 39.99$, gjersa në vetitë e saja ka një tregim të ri me armiq të ri, armë, dhe një Akita të re të quajtur Timber që do të mbrojë me jetë. Lansohet për PS4, Xbox One, edhe PC.
  • Të premten vjen edhe Metro Exodus. Paralajmërohet si një lojë me ndryshime rrënjësore, që të gjitha mbi tokë dhe Artyom i cili merr skuadrën e tij me tren nëpër Rusi. Vjen për PS4, Xbox One, dhe PC.
  • Jump Force është loja tjetër që debuton këtë të premte. E dizajnuar për të kënaqur fansat e Weekly Shonen Jump, nuk pritet të jetë diçka me gamë të gjerë. Vjen për PS4, Xbox One, dhe PC.
  • Për Shën Valentin, Skyrim sjell një mod të ri – Enderal. Dhe atë krejt falas. Enderal: Forgotten Stories mund ta merrni falas të enjten në Steam.

Për më shumë na bashkohuni në Maniakë t’videolojave

Read Full Article

Gjatë javës

  • Sezoni i fundit i ‘Veep’ do të shfaqet premierë më 31 mars
  • Fuller House’ është rinovuar për sezonin e pestë, që do të jetë edhe i fundit. Numri i episodeve do të mbetet 13
  • Mom’ është rinovuar për dy sezone shtesë, gjersa është në mes të sezonit të gjashtë
  • Emily Deschanel e ‘Bones’, do të ketë një rol të madh në sezoni ne katërt të ‘Animal Kingdom
  • Modern Family’ është rinovuar për sezonin e njëmbëdhjetë që do të jetë edhe i fundit
  • A Million Little Things’ do të kthehet në vjeshtë për sezonin e dytë
  • Freeform ka rinovuar serinë ‘Good Trouble’ për sezonin e dytë. Seria është pasardhëse nga seria ‘The Fosters’
  • The Good Doctor’ është rinovuar për sezonin e tretë
  • AMC ka rinovuar ‘The Walking Dead’ për sezonin e dhjetë. Pjesa e dytë e sezonit të nëntë ka nisur sot
  • Drama mjekësore, ‘New Amsterdam’ është rinovuar për sezonin e dytë
  • Ka ardhur videoja e parë e sezonit të tretë të ‘The Handmaid’s Tale
  • Është shfaqur traileri i parë për serinë ‘What We Do in the Shadows?’ që debuton me datë 27 mars në FX
  • Seria familjare ‘Party of Five’ është ringjallur nga kanali Freeform. Dhjetë episodet do të vazhdojnë të ndjekin jetët e fëmijëve të familjes Acosta. Seriali pati përfunduar në vitin 2000
  • Ka ardhur traileri i parë për vazhdimin e PLL, ‘Pretty Little Liars: The Perfectionists. Debuton më 20 mars në Freeform.
  • Gabrielle Union dhe Jessica Alba janë aktoret kryesore në serinë televizive të bazuar në filmat ‘Bad Boys’. Seria ‘L.A.’s Finest’ nis me datë 13 maj dhe do të ketë 13 episode. Ky është traileri i parë.
  • Në episodin e javës së ardhshme të ‘This Is Us’ do të takohemi me babanë e Beth. Rolin e tij do ta luaj aktori Carl Lumbly, i njohur për rolet në ‘The Alias’, ‘Supergirl’, e ‘NCIS: Los Angeles’.
  • Derek Shepherd, karakteri i Patrick Dempsey tek ‘Grey’s Anatomy’ ka edhe një motër. E katërta, do të shfaqet në një episod të këtij sezoni, gjersa ende nuk dihet se kush do të portretizojnë Kathleen, e cila thuhet se është një psikiatre.
  • Veterani i ‘One Tree Hill’, Chad Michael Murray do të ketë një rol të madh, disa episodesh në ‘Riverdale’.
  • Dhe në televizionet turke, seriali ‘Muhtesem Ikili’ të martën do të bëj finalen e serisë vetëm pas episodit të dymbëdhjetë.

Këtë javë

  • E hënë
  • The Walking Dead – Sezoni 9B (në mbrëmje, ora 10 edhe në Fox)
  • Talking Dead
  • Ride with Norman Reedus – Sezoni 3
  • E martë
  • American Dad – Sezoni 13B
  • E merkurë
  • Miracle Workers – Sezoni 1 (Steve Buscemi e Daniel Radcliffe)
  • E enjte
  • Weird City – Sezoni 1
  • E shtunë
  • Doom Patrol – Sezoni 1 (DC Universe)
  • Lorena – Sezoni 1 (dokumentar-Amazon)
  • Proven Innocent – Sezoni 1 (Fox)
  • E diel
  • Cold Justice
  • Ransom – Sezoni 3
Read Full Article

FlashTrailera

  • Fundi i filmit Split të M. Night Shyamalan ishte në të njëjtin univers sikur filmi Unbreakable. Tani në të njëjtin univers nga i njëjti regjisor vjen filmi Glass me Bruce Willis, James McAvoy e Samuel Jackson. – Traileri i dytë
  • Regjisori i ‘Manchester by the Sea,’ Peter Hedges sjell Lucas Hedges dhe Julia Roberts në filmin ‘Ben Is Back’ i cili zhvillohet brenda 24 orëve të fundit para natës së Krishtlindjeve. – Traileri i ri
  • Guy Ritchie do bëj regjinë e filmit Aladdin i cili pritet në kinema më 24 maj të vitit 2019 me Will Smith e Mena Massoud në rolet kryesore. – Traileri i parë
  • Fituesi i Palmës së Artë në Kanë, Shoplifters do të shfaqet në kinema nga data 24 nëntor. – Traileri
  • Aaron Paul dhe Emily Ratajkowski vijnë në filmin Welcome Home i cili shfaqet në kinema dhe VOD me datë 16 nëntor – Traileri

FlashLajme

  • Ryan Coogler do të bëj regjinë dhe skenarin për Black Panther 2
  • James Gunn do të bëj skenarin dhe me gjasë regjinë të Suicide Squad 2. Dave Bautista kërkon një rol në këtë film.
  • Sylvester Stallone ka rekrutuar Paz Vega për filmin Rambo 5: Last Blood
  • Dwayne Johnson do të ketë rol në filmin John Henry and the Statesmen. Jake Kasdan do e bëj regjinë për filmin i cili do të shfaqet në Netflix
Read Full Article

Njëzetepesë salla janë vetëm në Beograd, pa shtuar edhe 11 tjera nëpër Serbi. Pesëmbëdhjetë janë në Kroaci, nëntë në Maqedoni, e gjashtë në Mal të Zi. Të gjitha këto salla që mbajnë titullin e Cineplexxit nuk kanë arritur të kalojnë Cineplexxin kosovar në thyerjen e rekordeve.

Asnjëra nga këto nuk pretendon për rekorde ballkanike të asnjë filmi, përkundër asaj që janë deri në pesëfish më të mëdha se Cineplexxi kosovar. Asnjëra nga këto nuk ka arritur të thyej rekordin e filmave superior si ‘Geostorm’, e ‘Bad Moms Christmas’. Pse?

Derisa para një viti ardhja e një gjiganti kinematografik në Kosovë shihej si një sukses dhe më në fund një ‘evropianizim kulturor/kinematografik’, sot kjo është reduktuar në atë që mund ta cilësonim edhe si ofendim për filmdashësit e njëmendtë kosovar. Dhe të tillë ka me bollëk. Shumicën i njihni edhe nga këtu në grup, falë sugjerimeve të së cilëve të gjithë kemi parë filma të mirë. Filma për të cilët kanë treguar arsyet nga talenti artistik deri tek detajet teknike pse duhet ti shihni.

Dhe a jeni dëshpëruar?

Jo sa janë dëshpëruar ata që kanë shkuar të shohin në Cineplexx tituj si ‘Blade Runner 2049’, apo ‘La La Land’. Dhe arsyeja nuk qëndron në realizimin e dobët të filmave. Ajo është tek targetimi i audiencës e cila nuk ka pasur idenë se çfarë po shkon të shoh.

Fal ‘tag’-ave të departamentit të marketingut të Cineplexx, shumë veta sot në shkojnë në kinema se emri i tyre fillon me shkronjën B, apo se dikush ju ka bërë ‘tag’ dhe tani i keni ‘borxh’ ta dërgoni në kinema.

Çfarë filmi? Çfarë ansambli? Çfarë zhanri?

Nuk duhet të ju interesojnë. Ajo çfarë duhet të ju interesoj është të paguani çmimin e biletës dhe si zakonisht, filmi nuk mund të shikohet pa gjësende për tu ngrënë e pirë. Ashtu është ‘kultura’, ‘trendi’, dhe nëse nuk e ndiqni atëherë në fjalët e Super Gogo’s, ‘ju jeni katastrofë’.

Është e qartë që Cineplexxi është biznes dhe primare janë rezultatet financiare në fund të vitit. Është e qartë edhe se filma si dy të lartpërmendurit nuk sjellin përfitime financiare, por një portret i sinqertë i tyre s’do të sillte njerëz që do të nëmnin paratë e harxhuara dhe të llomotisin tërë kohën duke mos lejuar ata që njëmend kanë qenë të interesuar të shohin atë film.

Muhabete, fjalë banale, përtypje, llomotitje, momente intime, e gjithçka tjetër vjen pak si rezultat i kulturës, por edhe më shumë si rezultat i shkuarjes në kinema për shkak se të kanë ‘tag’. Ose për shkak se e ke emrin me ‘G’.

Ideja me ‘tag’ me sjell njerëzit në kinema, e duke u shit tituj si ‘filmi më i shikuar në Ballkan’ janë ofendim ndaj atyre që shohin filma njëmend e edhe vet filmave. ‘Geostorm’ nuk ka mundur të thyej rekorde, me gjasë, në pesëfish më shumë kinema në Serbi, e dyfish më shumë kinema në Maqedoni, por në Kosovë ka ‘çmontuar’ audiencën. Një ‘dështim epik’ financiar në kinema i cili nuk ka arritur të josh audiencën në tregjet e mëdha as pas dy viteve vonesë për shfaqje në kinema e as 15 milionë shtesë të harxhuara për ri-xhirimin e disa skenave. Derisa Kermode e quan ‘the most stupid film I’ve ever seen’, tek ne thyen rekorde.

E vërtetë që faji është paksa tek ‘kultura dhe edukimi kinematografik’, por derisa një pjesë provon të reduktoj këtë, kjo strategji marketingu vetëm sa i frynë zjarrit. Kinema ka pasur edhe para Cineplexxit, edhe pak a shumë dihet se çfarë shohin njerëzit. Derisa nuk mund të mohojmë sukseset e filmave si ‘Fast and Furious’ dhe filmave tjerë komercial, shitja e dështimeve si ‘Geostorm’ si rekordmen në Kosovë, vetëm sa ofendon filmdashësit kosovar.

Ndoshta ‘Geostorm’ nuk ka thyer rekorde në vendet tjera ballkanike për shkak të strategjisë së marketingut që përdorin. Asnjëra nga kinematë simotra nuk përdorin në çdo postim strategjinë për të bërë ‘tag’ dhe futur në borxh njëri-tjetrin.

Ndoshta për faktin se dinë çfarë shfaqin, dhe dinë si tu shesin filmat audiencës. Dhe bërllogje si ‘Geostorm’ nuk e shesin si filmi më i shikuar në Ballkan. Kanë pak respekt për audiencën. Për filmin.

 

Ndoshta se nuk janë ‘Taggeplex’. 

Read Full Article

Tom Hardy, tashme i njohur nga te gjithe dhe i preferuari i nje pjese te madhe te fansave te kinematografise, ka filluar karrieren ne vitin 2001 ne nje prej serialev me te njohur, Band of Brothers. ani pse jo rol prej pratognisti, prape eshte nje nisje goxha e mire per karrieren. Me pas ai arriti te merrte role ne filma te rendeishem si Blak Hawk Down (Ridley Svott) dhe tek Star-Trek – Nemesis (2002) duke portretizu villian-in Shinzon, duke vazhdu me Layer Cake (2004). Megjithate per te pare talentin dhe potencialin e tij eshte dashur te pritet deri tek filmi Bronson. Padyshim performanca me e mire e tij e karrieres deri ne ate kohe, dhe vazhdon te qendroje prej me te mirav nga ana e tij. Ai me angazhim dhe perkushtim maksimal, duke dhene 110% nga vetja e tij ne cdo skene, arrin te portretizoje pothauajse ne menyre perfekte nje rol jashtezakonisht te veshtire, kompleks. Ne Bronson, Tom portretizon nje karakter dy-dimensional ku gjate gjithe performances shfaqe tension, ankth, shpeshhere edhe momente komike, momente dhe emocione te cilat i perjeton edhe audienca, krejt kjo fal natyralitetit dhe origjinalitetit te Tom Hardy. Nese Bronson si film dhe karakter eshte kaq i njohur, e gjithe merita i shkon Tom-it.

Momenti me i rendesishem ne karriere erdhi ne vitin 2010, vit ne te cilin Tom arriti te behej pjese e nje prej filmav me popullor te te gjitha koherave, Inception, regjisor i te cilit eshte gjeniu i kinematografise, Christopher Nolan. Edhe pse ne rol dytesor, Tom me mjafte sukses la gjurmet e tij ne kete film me nje paraqitje solide, dule fituar respektin e te gjitheve, perfshire ketu edhe DiCaprio e Nolan, ky i dyti tashme nje admirues i madhe i tij.
Parqaitjet e tij te mira vazhduan t’i impresionojne kritiket dhe dashamiresit e filmit. Ai ne vitin 2011 u shfaq ne filmin shume te vleresuar nga kritiket Tinker Tailor Soldier Spy, i cili u cilesua nje nder filmat me te mire te atij viti, Po ne kete vit Tom Hardy performoj edhe ne filmin Warrior, film nga i cili ai u be akoma me i njohur, per shkak qe edhe zhanri i ketij filmi eshte me i preferuar nga audienca e gjere. Qe afttesite i ka te jashtezakonshme dhe mund t’i pershtatet cdo roli dhe qe kishte fituar vemendjen e te gjitheve e deshmoj edhe ftesa e rradhes nga Christopher Nolan ne Dark Night Rises, per ta portretizu nje prej rolev me te vecanta, Bane. Ky rol vetem sa e percorfoje bindjen tek kritiket dhe audienca per Tom, si nje aktor i talentuar me nje te ardhme te madhe.

Edhe pse ka filma shume me te njohur si Inception, Warrior, Dark Night Rises, The Revenant tek ky i fundit eshte edhe i nominuar per cmimin Oscar ne kategorine, Aktori me i mire jo protagonist ne 2016, fal paraqitjes mahnitese ne rolin e John Fitzgerald, per shume kritik dhe persona te apasionuar pas kinematografise, paraqitja me madheshtore e tij mbetet ajo tek filmi Locke (2013). Tom si ne asnje film tjeter, tek Locke kishte nje rol me dramatik. Pikerisht paraqitja e tij melankolike, tregon kapacitetin e jashtezakonshem te tij. Kjo paraqitje konsiderohet nga disa si me e mira prej tij per shkak qe i gjithe filmi eshte i ndertuar rreth tij, pra 90 minuta shfaqjeje kamera eshte e fokusuar vetem tek Tom Hardy, meqe edhe i gjithe filmi eshte i realizuar vetem ne veture. Emocionet, deshperimi, trishtimi, faji qe mban ne vete, te gjitha lexohen dhe perjetohen permes mimikav te ftyres dhe trupit, qe ai shfaqe gjate gjithe rrugetimit te tij. Duhesh me qene aktor i jashtezakonshem me arrite me menagju dhe kontrollu presionin, e nje barre aq te madhe, duke e ditur qe te gjitha kategorite e filmit varen nga performanca e tij. Kjo vecori padyshim tregon qe Tom Hardy eshte nje aktor i madhe e qe jo rastesisht ka arrite aty ku eshte ne ditet e sotme. Duke u bazu qe ne kete vit eshte paraqitur edhe tek Dunkirk, nje prej filmav me te mire me lufte ne te gjithe historine e ketij zhanri, nuk mbetet hije dyshimi qe Tom eshte prej me te medhenjeve te kesaj gjenerate. Pas paraqitje ne Dunkirk, Christopher Nolan per Tom Hardy, thote: Ai vetem permes syve te tij, shfaqe dhe dhuron shume me shume emocione se sa plote aktore tjere me tere qenien e tyre.

E vecanta e Tom Hardy eshte se ai asnejehere nuk deshperon, asnjehere nuk e zhgenjen audiencen me paraqitjet e tij, ani pse jo te gjithe filmat e tij jane kryevepra ose te njohur, ne aspektin personal ai ka gjithmone nje standarde te larte e qe besoj shume se do ta kete deri ne perfundim te karrieres.

Tom Hardy, nje emer i madhe tashme i kinematografise, njihet edhe si nje prej aktoreve me te zgjuar te gjenerates se tij, i cili asnjehere nuk e merr persiper nje rol pa e studiuar dhe analizuar mire projektin e filmit. Ky fakt u vertetua edhe me refuzimin nga ana e tij per te marre pjese ne filmin Suicide Squad, nje film blockbuster qe shume prej aktoreve do te vet-ofroheshin, por qe vendimi i Tom rezultoi i drejte pasi te gjithe e dijme fundin e kesaj historie. Pervec talentit ne aktrim Tom permes Taboo, nje tv-show mjafte i sukse’shem, tregon se ai eshte edhe nje kreator i madhe, te cilit mund t’i besohen projekte ne te ardhmen jo vetem si aktor por edhe si skenarist. Ky eshte tregues qe horizonti dhe diapazoni i Tom Hardy ne boten e kinematografise eshte jashtezakonisht i gjere.

Filma te tjere te njohur dhe qe i’a vlen t’i shohim jane: The Drop (2014), Legend (2015), Lawless (2011), The Take (mini-seri 2009).

Tom, eshte nje luftetar edhe ne jeten e perditshme, meqe ai ne vitet e tij te 20-ta, luftonte vazhdimisht varesine nga kokaina dhe alkooli, te cilat jo vetem qe rrezikuan t’ia shkaterronin karrieren, por edhe jeten ne pergjithesi. Ai arriti te triumfonte ndaj ketyre dukurive te shemtuara ne vitin 2003 duke stabilizuar jeten dhe karrieren e tij ne menyren me te mire te mundshme. Sigurisht qe problemet te cilat i ka hasur gjate jetes se tij, ate e kane forcuar ne shpirt dhe karakter dhe me mjaft sukses ato probleme ka arrite me i shnderru ne favor, duke i perdorur ato si arme me shume per jeten dhe karrieren e tij.

Tom sot feston datelindjen e tij te 40-te dhe ne si dashamires te filmit, i urojme atij edhe shume vite te tjera, me performanca akoma me madheshtore me bindjen qe nuk do na zhgenjej asnjehere.

Read Full Article

Të dashtun,

Ashtu siq ju kemi njoftu, gjatë këtyre tri netëve të maratonës do të shfaqen filma me tematikë rreth luftimit të dukurive negative në shoqëri. Për këtë temë kemi menduar ta shfaqim një film nga kinematografia Franceze, nën regjinë dhe skenarin e Olivier Nakache dhe Eric Toledano “The Intouchables”.

Një rrefim unik dhe tejet interesant i dy personave me botëkuptime dhe sfida diametrikisht të kundërta me njëri-tjetrin.

Ju ftojmë ta shikojmë së bashku këtë perlë kinematografike, si dhe në fund do të mbajmë një analizë e diskutim rreth filmit, si dhe temës e cila trajtohet. Për këtë e kemi ftuar edhe njëri nga administratorët e grupit të Facebook-ut “Maniakë t’Filmit” Kushtrim R. Krasniqi

Ejani dhe shikoni së bashku me ne #ComeAndSee #CaS

Read Full Article

‘Crash’ ndoshta është në mesin e filmave më të nënvlerësuar që kanë fituar Oskar. Por, në thelb përmban një kryqëzim historish që sfidojnë karakterin e njeriut karshi situatave që ndryshojnë jetë.

Paul Haggis është mendja që ka thurur skicën pas këtij filmi, ngjashëm siç ka bërë me tituj tjerë si ‘Million Dollar Baby’, ‘Letters from Iwo JIma’, e ‘Flags of Our Fathers’. Haggis do të jetë mysafir special i edicionit të nëntë të PriFilmFest.

Festivali do të sjell një mori premierash, të cilat dot ë mund ti shihen në pesë lokacione në kryeqytet. Dy nga këto do të jenë kinema të hapura të cilat do të shfaqin filmat pa pagesë. Pa pagesë filmat do të jenë edhe për pensionistët mbi moshën 65 vjeçare, dhe studentët. Të gjithë filmat mund të shihen me një çmim prej vetëm 10 eurove, nëse blihet kartela ‘All in One’.

Më shumë informata për festivalin mund të gjeni në faqen e tyre në Facebook, dhe në uebfaqen e tyre, www.PriFest.org.

Read Full Article