Seriale

Bryan Cranston me ëndrra elektrike

Bryan Cranston

Aktori Bryan Cranston do të jetë pjesë e serialit antologjik Electric Dreams: The World of Philip K. Dick. Pos rolit kryesor, Cranston do të bëj edhe punën e producentit.

Seriali ndjek veprat e Philip K. Dick, i cili njihet më së miri për projekte si A Scanner Darkly e Do Androids Dream of Electric Sheep. Në punën e Dick janë bazuar edhe shumë vepra tjera si Blade Runner, Minority Report, Total Recall, e The Man in the High Castle.