TV

Breakthrough (Sezoni 1) – Recensim

breakthrough

E ardhmja është e zymtë!

Kështu na e shfaq atë secili film, përfshirë edhe ata dokumentar. Ata që na shfaqin bukuri natyrore na flasin si ozoni po shpërbehet e temperaturat po ngritën, ata që na shfaqin specie të rralla të kafshëve, na flasin se si mund të jetë hera e fundit që i shohim me kanosjen e shfarosjes. ‘Breakthrough’ nuk e bën këtë!

Përkundrazi, kjo seri që pritet të jetë antologji, na jep një fije shpresë. Një dritë në të ardhmen e cila mund të jetë më e mirë se tani. Si ndodh rrallëherë, na bën të lakmojmë për të! Pse? Janë gjashtë arsye në sezonin e parë!

Tema e parë, arsyeja e parë, është zhvillimi i masave kundër epidemive të ndryshme. Derisa është episodi me pamjet më vulgare, është një fillim i mirë i serisë. Jep një vizion ndryshe nga ai që mund ta keni paramenduar shumica në lidhje me laboratorët anti-virus. Menjëherë vjen njëri nga episodet më impresionues. Shumë shpejt teknologjia mund të rikthej ndjenjat tek ata që kanë gjymtyrë të trupit. Disa zbulime interesante shfaqen në këtë episod.

Episodi i tretë mbetet tek ndjenjat, tek truri. Ky është edhe më shumë interesant se ai paraprak. Intervenimi në kujtime, ndjenja!!! Episodi në lidhje me moshën, me plakjen nuk më ka zgjuar shumë interesim për shkak të ideologjisë time personale – u plake apo nuk u plake, do të vdesësh.

Dy episodet e fundit largohen nga trupi i njeriut. Edhe pse temat mbesin të lidhura me qenien tonë, ato nuk prekin direkt neve. Energjia, dhe alternativat e reja, disa të tjera të eksploruara tashmë nga Tesla, të lënë pa mend. E edhe më të çmendura janë idetë në lidhje me ujin. Është njëri nga episodet më keqardhës, por edhe njëri ndër më të mirët.

Gjashtë arsyet tjera janë Peter Berg, Paul Giamatti, Brett Rattner, Ron Howard, Akiva Goldsman, e Angela Bassett. Edhe pse jo krejt nga këta kanë bagazh mbresëlënës si regjisor, mund të them që të gjitha episodet sjellin njëfarë freskie të veçantë duke mos humbur atë kureshtjen që na sjellin. Vlen të theksohet ai i Paul Giamattit, në lidhje me ndjenjat trupore. Këta emra vetëm sa bëjnë më të mirë këtë seri.

E kjo seri është ndër më të mirat, më të veçanta për shkak të qasjes pozitive që synojnë të marrin. Është një rrugëtim i këndshëm prej gjashtë episodeve, një udhëtim që nuk duhet të ju ikën assesi. Nota personale: 5/5