Author: Luan Morina

Pak para ndarjes së çmimeve Oskar, është mirë ti hedhim një sy shijes dhe mendimit të Maniakëve të filmit, të cilët votuan gjatë dy javëve të kaluara në kategoritë kryesore. Për Maniakat, filmi më i mirë del të jetë Birdman, derisa regjia do të duhej ti shkonte Richard Linklater. Kategoritë dytësore të aktrimit nuk sollën befasi sa shija e tyre për të votuar Rosamund Pike si aktoren më të mirë.

Se sa ia kanë qëlluar me parashikimet e tyre mbi 11,000 maniakë të filmit, mbetet të shohim sonte.

 

Filmi më i mire – Birdman

Regjia me e mire – Richard Linklater (Boyhood)
Skenari me i mire i adaptuar – The Imitation Game
Skenari me i mire origjinal – Birdman
Aktori me i mire – Eddie Redmayne (The Theory of Everything)
Aktorja me e mire – Rosamund Pike (Gone Girl)
Aktorja me e mire ne rol dytesor – Patricia Arquette (Boyhood)
Aktori me i mire ne rol dytesor – JK Simmons (Whiplash)
Filmi me i mire i animuar – How to Train Your Dragon 2

Read Full Article

‘Birdman’ është shpallur filmi me më së shumti kategori të fituara në edicionin e parë të Maniakat Movie Awards. Ekipi i përzgjedhur i Maniakëve t’filmave, ka zgjedhur filmin ‘Birdman’ si filmin më të mirë të vitit duke përzgjedhur Alejandro Gonzalez Inarritun për regjinë dhe skenarin më të mirë origjinal. ‘The Theory of Everything’ është renditur i dyti me skenarin më të mirë të adaptuar dhe aktorin më të mirë në rol kryesor për performancën e Eddie Redmayne. Primati tek tri kategoritë tjera të aktrimit i ka takuar Juliane Moore, J.K. Simmons dhe Patricia Arquette. Filmi polak ‘Ida’ është përzgjedhur filmi më i mirë i huaj, derisa ‘Big Hero 6’ më i miri i animuar. Muzika më e mirë ka shkuar për veprën e Wes Anderson, ‘The Grand Budapest Hotel’, derisa kënga më e mirë është zgjedhur ‘Glory’ nga filmi ‘Selma’.

Fituesit e MMA 2015

Filmi më i mirë – Birdman

Filmi më i mirë i huaj – Ida

Filmi më i mirë i animuar – Big Hero 6

Dokumentari më i mirë – Citizenfour

Aktori më i mirë – Eddie Redmayne (The Theory of Everything)

Aktorja më e mirë – Juliane Moore (Still Alice)

Aktori më i mirë në rol dytësor – J.K. Simmons (Whiplash)

Aktorja më e mirë në rol dytësor – Patricia Arquette (Boyhood)

Regjia më e mirë – Alejandro Gonzalez Inarritu (Birdman)

Skenari më i mirë origjinal – Alejandro Gonzalez Inarritu, Nicolas Giacobone, Alexander Dinelaris, Armando Bo (Birdman)

Skenari më i mirë i adaptuar – Anthony McCarten (The Theory of Everything)

Muzika më e mirë – Alexandre Desplat (The Grand Budapest Hotel)

Kënga më e mirë – John Legend feat. Common, ‘Glory’

Për Maniakat

Maniakat është një grup i përzgjedhur prej disa vetave me njohuri të mira për filmin, njohuri që janë dëshmuar gjatë gati tri viteve të ekzistimit të grupit. Në këtë shoqëri që ka bërë nominimet dhe ka përzgjedhur flmat më të mirë të vitit janë të përfshirë anëtarë të Maniakë të filmave, të cilët nuk studiojnë dhe nuk punojnë në botën e filmit, qoftë si regjisor, skenarist, aktor, apo edhe kameraman. Pra, është një grup amatorësh që kanë njohuri dhe shije të veçantë në film. Çdo vit, planifikohet shtimi i anëtarëve të ri, qoftë me propozimin e anëtarëve aktual, qoftë nga shkalla dhe cilësia e aktiviteteve në grup. Shoqëria është themeluar në vjeshtë të vitit të 2014.

Read Full Article

maniakatKëtë vit, për herë të parë Maniakat kanë vendosur të organizojnë shpërblimet për sfera të ndryshme të botës së argëtimit. Si zakonisht, edhe këto shpërblime nisin me film për të vazhduar me sferat tjera më pas.

‘Birdman’ e ‘Boyhood’ pos që janë përzgjedhur në mesin e tre filmave më të mirë, gjithashtu kanë pasur më së shumti nominime, ndërkohë ‘The Theory of Everything’ ka pasur katër nominime. Po aq nominime ka pasur edhe ‘The Grand Budapest Hotel’. ‘Boyhood’ ka pesë nominime, derisa ‘Birdman’ ka më së shumti, gjashtë nominime nga 11 kategori sa janë në total në edicionin e parë të ‘Maniakat Movie Awards’.

Fituesit e këtij edicioni do të kumtohen me datë 17 shkurt, e martë.

 

E nominimet e sivjetme për Maniakat Movie Awards janë:

Filmi më i mirë

Birdman

Boyhood

The Grand Budapest Hotel

 

Filmi më i mirë i huaj

Ida

Leviathan

Tangerines

 

Filmi më i mirë i animuar

Big Hero 6

How to Train Your Dragon 2

The Lego Movie

 

Dokumentari më i mirë

Citizenfour

The Salt of the Earth

Last Days in Vietnam

Finding Vivian Maier

Virunga

 

Aktori më i mirë

Michael Keaton – ‘Birdman’

Eddie Redmayne – ‘The Theory of Everything’

Steve Carrell – ‘Foxcatcher’

 

Aktorja më e mirë

Rosamund Pike – ‘Gone Girl’

Julianne Moore – ‘Still Alice’

Felicity Jones – ‘The Theory of Everything’

 

Aktori më i mirë në rol dytësor

Edward Norton – ‘Birdman’

J.K. Simmons – ‘Whiplash’

Ethan Hawke – ‘Boyhood’

 

Aktorja më e mirë në rol dytësor

Emma Stone – ‘Birdman’

Keira Knightley – ‘The Imitation Game’

Patricia Arquette – ‘Boyhood’

 

Regjia më e mirë

Alejandro Gonzalez Inarritu – ‘Birdman’

Richard Linklater – ‘Boyhood’

Wes Anderson – ‘The Grand Budapest Hotel’

 

Skenari më i mirë origjinal

Alejandro Gonzalez Inarritu, Nicolas Giacobone, Alexander Dinelaris – ‘Birdman’

Wes Anderson, Hugo Guinness – ‘The Grand Budapest Hotel’

Richard Linklater – ‘Boyhood’

 

Skenari më i mirë i adaptuar

Anthony McCarten – ‘The Theory of Everything’

Graham Moore – ‘The Imitation Game’

Damien Chazelle – ‘Whiplash’

 

Muzika më e mirë

The Grand Budapest Hotel

Interstellar

The Theory of Everything

 

Kënga më e mirë

‘Glory’ – Common, John Legend në filmin ‘Selma’

‘Grateful’ – Diane Warren në filmin ‘Beyond the Lights’

‘Lost Stars’ – Gregg Alexander, Danielle Brisebois në filmin ‘Begin Again’

 

Për Maniakat

Maniakat është një grup i përzgjedhur prej disa vetave me njohuri të mira për filmin, njohuri që janë dëshmuar gjatë gati tri viteve të ekzistimit të grupit. Në këtë shoqëri që ka bërë nominimet për filmat më të mirë të vitit janë të përfshirë anëtarë të Maniakë të filmave, të cilët nuk studiojnë dhe nuk punojnë në botën e filmit, qoftë si regjisor, skenarist, aktor, apo edhe kameraman. Pra, është një grup amatorësh që kanë njohuri dhe shije të veçantë në film. Çdo vit, planifikohet shtimi i anëtarëve të ri, qoftë me propozimin e anëtarëve aktual, qoftë nga shkalla dhe cilësia e aktiviteteve në grup. Shoqëria është themeluar në vjeshtë të vitit të 2014.

Read Full Article

Si fans i filmave për sportin, me të dëgjuar për përfshirjen e Bennett Miller në regjinë e ‘Foxcatcher’, pritjet për këtë film kanë qenë më të mëdha se zakonisht, duke mos harruar ngazëllimin për një tjetër sukses kinematografik siç ishte rasti i ‘Moneyball’.

Por, të dy filmat ndryshojnë në disa fusha, duke nisur nga trajtimi i temës thelbësore të filmit. Kësaj radhe Miller sjell një tregim më ndryshe, duke u përqendruar në sportet amatore si mundja që nuk janë aq rentabile sikur bejsbolli në SHBA. Kjo është arsyeja pse biznesmen si John du Pont kanë investuar në projekte si ‘Foxcatcher’, për të ndihmuar sportistë amator që nuk fitojnë as mjaft për të mbijetuar që të sjellin suksese për vendin. John du Pont është pasardhës i njërës nga familjet më të pasura në vend që nga ajo që mund të mësojmë nga filmi, merret me prodhimin e armatimit. Për të përkrahur mundësit amerikan ai themelon projektin Foxcatcher duke ndihmuar mundësit të kenë kushtet më të mira për përgatitje. Në mesin e këtyre mundësve është edhe Mark Schultz, kampion aktual olimpik që synon të përsërit suksesin në Olimpiadën e Seulit më 1988. Marku ka një vëlla më të mëdha, mentor të tij, Davidin i cili nuk është i gatshëm të heq dorë nga jeta e tij për tu bashkuar me du Pont në vilën e tij për Foxcatcher. Pak a shumë kjo është tema që trajtohet, dhe pasi bazohet në ngjarje të vërtetë, do sugjeroja të mos kërkoni më shumë informata, pasi vet anonimiteti i tregimit është anë e fortë e këtij filmi.

Tashti, Steve Carell, të cilin e njohim nga tituj si ‘The Office’, ‘Get Smart’, ’40 Years a Virgin’, ‘Crazy Stupid Love’ vjen në rolin më serioz të karrierës me një transformim fizik të mahnitshëm për karakterin e John du Pont. Ai sjell një paraqitje të shkëlqyeshme aktrimi që na bën të dyshojmë nëse me të vërtetë është i njëjti person që kemi njohur deri tani, dhe kjo nuk është vetëm rezultat i makijazhit. Transformim në pamje ka edhe për Mark Ruffalon, por i cili ngjashëm si Carrell sjell një aktrim të shkëlqyeshëm. Megjithatë për dallim nga Carrell, Ruffalo vetëm se është dëshmuar në drama edhe më parë, së fundmi tek ‘The Normal Heart’.

Në role tjera, ti quaj më normale, më të zakonshme vjen Channing Tatum si Mark Schultz. Karakteri i tij kalon më shumë kohë në skenë me du Pont, duke ofruar një harmoni interesante përgjatë gjithë filmit. Megjithatë tërë kohën shihet një lakmi e du Pont për rekrutimin edhe të vëllait të madh. Lidhja e tyre zhvillohet nga fillimi i filmit duke arritur pikun më herët që ndoshta mund të presim, por përgjatë tërë filmit, tensioni ndërmjet tyre nuk humbet. Aktrimi i tyre dhe kjo marrëdhënie e bën filmin atë çfarë është, një tregim i përpunuar shumë mirë për dy miq që shpien deri tek rrethana të palakmueshme.

Vanessa Redgrave ka një rol minimal, derisa më shumë kohë para kamerës kalon Sienna Miller, që vijnë në role dytësore krahas treshes. E derisa Bennett Miller ka bashkëpunuar me Dan Futterman në skenarin e ‘Capote’-s, është hera e parë që bashkëpunon me E. Max Frye. Skenari është në nivel, përkundër kritikave të vet Mark Schultz. Është e zakonshme që të devijohet tek filmat artistik, dhe jo diçka tragjike. Edhe Miller bën punë të mirë në regji, por ‘Foxcatcher’ mbetet mbrapa ‘Moneyball’ dhe ‘Capote’ në listën time nga filmat e tij.

Në përgjithësi, ‘Foxcatcher’ është tregim i realizuar mirë, por vet tema nuk e bën shumë të kënaqshëm. Aktrimi është fenomenal, sidomos nga ana e Steve Carrell. Nota personale: 4/5.

Luan Morina
Kritik filmi

Read Full Article

Clint Eastwood sjell edhe një film të përqendruar rreth një karakteri heroik, diçka që ka arritur ta bëj me sukses kohëve të fundit. Por, ajo çfarë e bën të veçantë ‘American Sniper’ është ngjarja e vërtetë në të cilën është bazuar e cila vjen kryesisht nga një pikëpamje që mund të vërehet si nga titulli ashtu edhe nga posteri. Filmi flet për snaiperistin amerikan, Chris Kyle, në librin autobiografik të të cilit edhe është bazuar ky projekt.

Filmi ka hasur në dy anë të audiencës, ata që mendojnë se është vetëm edhe një film patriotik amerikan, dhe atyre që u ka pëlqyer filmi si realizim interesant i një tregimi ngazëllues bazuar në një histori të vërtetë. Personalisht unë bëj pjesë në këtë grupin e dytë të cilët ‘American Sniper’ nuk e vlerësojnë si një produkt tjetër patriotik, propagandë për SHBA-të dhe luftërat e tyre. Për mendimin tim është një tregim i shtjelluar në mënyrë të shkëlqyeshme nga Clint Eastwood, mënyrë të cilën e preferoj në krahasim me atë të Spielbergut i cili ka lënë projektin për mospajtimet në lidhje me hapësirën që do të duhej të kishte në film antagonisti, një snaiperist irakian. Mendoj që një shtjellim i tij do ta bënte filmin një duel snaiperistësh dhe nuk do të ishte më mirë i realizuar se sa ky version.

‘American Sniper’ të kujton në masë të madhe ‘The Hurt Locker’. Paralelet ndërmjet këtyre dy filmave janë të dukshme, duke u nisur nga karakteret kryesore që kanë si qëllim shpëtimin e jetëve të bashkëluftëtarëve të tyre, vuajtjet e tyre për adaptim në botën tjetër larg luftës, e përfshirë edhe tregimin për sakrifikimin e jetës së një fëmije për kauzë më të madhe. Filmat janë të ngjashëm në shumë aspekte, me dallimin kryesor në profesionin e karakterit kryesor ku te ‘American Sniper’ kemi një snaiperist, derisa tek ‘The Hurt Locker’ kemi një çmontues bombash. Sidoqoftë, të dy filmat kanë origjinalitetin e tyre në një shkallë, dhe janë të goxha të mirë, secili në mënyrën e vet.

Bradley Cooper vjen përsëri në një rol interesant, duke u puthitur me karakterin që portretizon për mrekulli. Talenti i tij është hedh në pah shumë herë viteve të fundit, gjë që e dëshmojnë gjithë ato nominime për Oskar. Por, interesante dhe për tu veçuar është aktrimi i Sienna Miller. Duhet pranuar që ka qenë një vit i mirë për të, dhe role tepër të mira me paraqitje të shkëlqyeshme, si këtu, si tek ‘Foxcatcher’.

Në përgjithësi, ‘American Sniper’ është një tregim intrigues, me plot emocione, realizuar për mrekulli nga legjendari Clint Eastwood që përkundër moshës po arrin të sjell edhe nga dy tituj për çdo vit! Nota personale 5/5.

Luan Morina
Kritik filmi

Read Full Article

Kem mendu me bo ni loje mi qellu rezultatet, si lloj bastore, amo nuk e perkrahim bastoren edhe nuk shperbleheni me kurgjo pos me pike n’fund.
Cdo jave kah 13 loje. Per cdo loje te qellume e fitoni ka ni pike, nese i qelloni 13 lojet, 20 pike.
Sezoni perfundon me javen e fundit t’liges prej top5 qe e perfundon e fundit kampionatin. E shpallim edhe ni kampion dimror me xhiron e fundit t’vitit, para Krishtlindjeve.
Shperblime nuk ka! Vec per argetim edhe me kqyr ma shume top, pe bojm kton.
Rregullat jon:
Mundeni me bo veq 1 kombinim
Nuk ka shanse t’dyfishta, pra ose 1 ose x ose 2, jo 1x.
Nuk ka postime t’editume. Nese shihet qe osht i editum nuk vlen postimi/kombinimi. Nese e keni bo ni kombinim, i keni ra pishmon, mundeni me fshi, me postu tjetrin.
Ndeshjet kemi mundu mi vendos t’premten paradite, t’shtunen n’ora 12 mu mbyll (pasi Premier League ia nis n’13e45). Cdo postim qe bohet mas t’shtuneve n’ora 12 nuk merret parasysh.
Nuk osht problem nese e hupni nje jave. Nuk ka eliminime. Kjo pune osht veq me pike.
Kane mu perfshi veq ndeshjet e fundjavave, prej 5 ligave ma t’mira, plus derbit e kohepaskohshem.

Renditja mas javes 13 (sezoni vjeshtor):

Ilir Berisha 84
Uran Ramadani 84
Albion Kryeziu 82
Etnik Pozhegu 81
Uron Maloku 79
Oerd Salihu 78
Valon Emini 77
Albin Xhemaili 76
Gentrit Shahini 73
Jetmir Deva 73
Dionis Mirena 72
Enes Mehmeti 72
Agim Jakupi 71
Ermal Berisha 71
Genc Thaçi 71
Baton Govori 68
Erik R. Fazliu 68
Migjen Toska 68
Edonis Brezhnica 67
Latif Beqiri Jr. 67
Leorant Hasani 67
Rrecaj Labinot 67
Krenar Morina 65
Ragip Gamsesi 65
Veton Asllani 64
Jetlir Buja 62
Blenard Abdullahu 61
Granit Caka 61
Luan Morina 61
Durim Sadiku 60
Agon Mehmeti 59
Fanol Jakupi 59
Mon Salihu 59
Ylli Bytyçi 58
Berat Gashi 57
Arlind Ramadani 55
Dren Shporta 55
Ken Berisha 55
Behar Babatinca 54
Leart Maqedonci 53
Shpëtim Halili 52
Drilon Bajrami 51
Rizan S. Ponik 50
Skender Krasniqi 50
Jon Naka 49
Dionis Ferizi 48
Megzon Zejnullahu 47
Fatlum Rexhepi 45
Besart Gashi 44
Meriton Husaj 43
Valdrin Vitia 43
Art Kazagiqi 41
Rexhep Hoxha 41
Liridon Sadiku 40
Xhemajl Bytyqi 40
Bardh Zymberi 39
Dardan Hasku 39
Hedon Lleshi 39
Qlirim Drenovci 39
Arlind Sopi 35
Besir Sahitaj 35
Dardan Maliqi 35
Ezio Armend Meha 34
Petrit Nikolla 34
Rinor Selimi 34
Adonis Kastrati 31
Albin Jashari 31
Festim Zuka 29
Shpend Morina 29
Shkëqim Ahmeti 28
Essat Alija 27
Getoar Vrenovci 27
Lundrim Berisha 27
Arbnor Bunjaku 25
Briken Kadiri 25
Donat Avdullahu 25
Egzon Neziraj 24
Edison Krasniqi 23
Burhan Morina 22
Faton Jashari 22
Herolind Sojeva 22
Agon J.Mehmeti 20
Ardian Sylejmani 19
Berat Hamiti 19
Berat Thaqi 19
Miran Mustafa 18
Altin Hykolli Jr. 16
Krenar Hazari 16
Lis F.Bislimi 15
Shkelzen Berisha 15
Valmir Berisha 14
Agron Ibrahimi 13
Behar Xhelili 12
Bin Osmanaj 12
Kujtim Hamidi 12
Naim Nuhiu 10
Din Shahiqi 9
Dion Salihu 9
Gent Govori 9
Korab Vrenovci 8
Labeat Kryeziu 8
Le Art 8
Leutrim Zogu 8
Lind Sermaxhaj 8
Blend Kabashi 7
Fitim Zejnullahu 7
Getoar Emini 7
Getoar Mustafa 7
Kujtim Djellza Morina 7
Luli Gajtani 7
Mossi R. Salihu 7
Nehat Sadiku 7
Valon Abdyli 7
Ilir Kamenica 7
Arianit Robelli 6
Fitim Beqiri 6
Shpend Hysenaj 6
Qëndrim Sahiti 6
Arbnor Reqica 5
Elbasan Pira 5
Lundrim Mustafa 5
Taulant Osmani 5
Dardan Qerimi 4
Diamant Bajramaj 4
Esat Osmani 4
Valdrin Krasniqi 4
Arbër A. Tusha 4
Granit Sahiti 4
Burim Kelmendi 4
Elmir Qafleshi 3
Armend Meha 3
Xexe Shamolli 2
Besnik Kallaba 1

Read Full Article