Anime

Anime nje bote tjeter

Shpesh kur i tregoj dikujt se kqyri anime vjen meniher paragjykimi, “hahaha hala po kqyrshe filma per fmi A” ky paragjykim mka ndodh shpesh, shpesh ndodh prej personave te cilet nuk e kan iden se cfare eshte anime.

Anime eshte art, eshte kulture, ,nje bote e mbushur me magji, me krijesat me te ndryshme te cilat as ne imagjinaten ton me te thelle nuk mund ti paramendojm, nje bote ne te cilen shpesh tregohet realiteti me mire se sa ne filma te vertet me njerze te vertet, nje bote ku Grave of Fireflies ne nje menyre mjaft reale na tregon pasojat e luftes, dashurin ne mes motres dhe vellaut, nje bote ku Hayao Miyazaki mbi keshtjellen fluturuse  me imagjinaten e tij na tregon se si nje vajze nuk I duhet nje princ ose nje puthje princi per te arrite diqka(si ne shumicen e filmave te Disney),  ku na paraqet karaktere te forta , qe mund te arrijn gjithqka nese kan forc dhe vullnet, nje “David Lynch” I animeve si Satoshi Kon, I cili na zhyt thelle ne mendime me misteret e tij, (Perfect Blue).Nje bote ku Makoto na tregon se si shpejtesia e petaleve qe bien eshte 5 cm per second, ku dashurit e medha jo gjithmon kan fund te lumture. Shpesh me eshte dashur qe ti ndihmoj Goku-t, duke I derguar energji per te bere sferen me te cilen e mposhti Frieza. Vellezerit Elric te cilet mundohen ti shlyejn gabimet e se shkuares. Gon i cili mundohet ta bej babain krenar edhe pse se ka takuar asnjehere e shume te tjere, te cilet kan qen pjese e imja qe nga femijeria, te cilet kan pasur ndikim edhe ne personalitetin tim.