Andrei Tarkovsky : “Poeti i Kinemasë”

“…what is art? (…) Like a declaration of love: the consciousness of our dependence on each other.A conffesion. An unconscious act that none the less reflects the true meaning of life – love and sacrifice.”

Andrei Tarkovsky,një gjeni në jetë,një mit pas vdekjes së tij.Një regjisor i madh i cili ka krijuar botën e tij në kinema,plotësisht i kuptueshëm e në të njëjtën kohë i keqkuptuar. Me kalimin e kohës Tarkovsky po bëhet gjithnjë e më shumë një legjendë e ku pas fjalëve si “Gjeni” apo “Klasik” shumë shpesh harrohet shpirti i tij.Shpirti i cili është i gjallë në filmat e tij. Tarkovsky vdiq me 29 Dhjetor të vitit 1986 në moshën 54 vjeqare nga kanceri në mushkëri e ku sot po të ishte gjallë do të festonte ditëlindjen e 84 të tij!

Supozohet se ekspozimi ndaj kimikateve toksike gjatë gjirimeve të filmit Stalker mund të ketë kontribuar në vdekjen e tij të hershme.Ndërsa një polemikë tjetër u shfaq në Rusi në fillim të viteve të 90’ta,ku ishte pohuar se ai nuk ka vdekur nga shkaqe natyrore,por u vra nga KGB-ja (Policia Sekrete e Bashkimit Sovjetik)!

Vetëm shtatë filma të metrazhit të gjatë : Ivan’s Childhood,Andrei Rublev,Solaris,The Mirror,Stalker,Nostalgia e The Sacrifice personifikojnë vizionin kinematografik të Andrei Tarkovskyt,por sidoqoftë, pesha e secilit prej tyre është e thellë dhe ilustron një vetëdije të gjerë për artin e kinemasë të të gjitha niveleve të filmbërjes. Bukuria e imazheve të tij mbështetet në finesën e drejtimit të tij dhe nga zgjedhjet e tij regjisoriale.

Përderisa Ivan’s Childhood nuk ka asgjë të përbashkët me jetën e tij,përveq faktit se të dy ishin fëmijë dhe të dy përjetuan luftën,Zerkalo ( The Mirror ) në anën tjetër është plotësisht një pasqyrë e jetës së tij. Thuhet se kur kishte përfunduar realizimi i Zerkalo’s për herë të parë ishte shfaqur para disa kritikëve të famshëm në atë kohë. Pasi e kishin shikuar,kishin filluar të argumentonin për të duke u munduar ti gjenin kuptimin dhe të fshehtat e asaj që sapo kishin parë. Kjo kishte vazhduar deri kur pastruesja kishte hyrë në dhomë dhe i kishte pyetur se deri kur e kishin ndërmend të qëndronin?! Ata iu ishin përgjigjur se deri sa ta kuptonin për shkak se ishin duke diskutuar një film shumë të komplikuar. E ajo iu ishte përgjigjur: Ç’është ajo që nuk e kuptoni? Edhe un e shikova filmin dhe kam kuptuar qdo gjë. Njëri prej tyre e kishte pyetur ti ndante mendimet e saja me të tjerët. Ajo ishte përgjigjur; “Është në lidhje me një njeri i cili ju ka shkaktuar shumë dhimbje atyre të cilët i ka dashur dhe e kan dashur.Tani ai po vdes dhe është duke u përpjekur që të ju kërkojë falje,por nuk e di se si. Pastaj Tarkovsky kishte thënë se nuk ka asgjë tjetër për të shtuar për filmin përveq asaj që kjo zonjë kishte thënë.

Një vështrim mbrapa mbi kujtimet e fëmijërisë,kohëra këto të mira apo të këqija mbesin gjithmonë si pjesa më e rëndësishm e jetës së çdo njeriu. Kujtimet për gjeneratat e kaluara dhe një realizim mbi atë se si fëmijët reflektojnë fatin e prindërve të tyre. Ndoshta për ta vlerërsuar më mirë duhet të kemi simpati e nostalgji për kujtimet,për vitet që lëmë pas e gjithashtu për pendimet. Do duhej ta kuptonim se si momentet e vogla në jetë mund të bëhen ndër më të qmuarat.

Zerkalo është kinema e pastër,poezi në ekran nga “Poeti i Kinemasë”.

You might also like