TV

Ancient Aliens – Sezoni 12

Disa nga kritikët e quajnë si tepër spekulativ dhe larg realitetit. Çfarë mund të jetë afër realitetit kur flet për alienët?!

Njëra ndër seritë e preferuara dokumentare vazhdon më fuqishëm se kurrë. Kësaj radhe ekipi i Giorgio Tsoukalos kanë thyer muret me të madhe duke dal pothuajse në çdo episod në terren. E vërtetë që disa nga vizitat në vendet e palejuara provonin të jenin pak më tepër se sa ishin ngazëlluese, ama gjithçka tjetër ka qenë në nivel.

Edhe kësaj radhe, disa episode kanë sjell fakte tejet të besueshme për alienët dhe vërtetësinë e tyre. Ende vazhdojnë të bëjnë një lidhje goxha të mirë ndërmjet të vërtetës dhe fantastikës. Shumica e episodeve kanë qenë me bazë në faktet që janë përmendur gjatë sezoneve të para, por nuk kanë qenë vetëm riciklim. Kanë pasur freski dhe informata shtesë duke provuar të vërtetojnë disa nga idetë tashmë të kalitura.

Gjëja më e mirë tek kjo seri është që merr çdo fakt pa asnjë paragjykim. Ndërlidhja që i bëjnë me kulturën popullore, drejtimet religjioze, e të gjeturat shkencore është art në vete. Art që ka vijuar që nga sezonet fillestare.

Sezoni i dymbëdhjetë vetëm vazhdon me një ritëm edhe më të kënaqshëm në ndjekje të alienëve. Lidhja me antiken tashti ka kaluar goxha afër me kohën tonë. Edhe ky sezon prej meje, ndoshta me goxha subjektivitet, merr një notë maksimale. Nota personale: 5/5