Filma

Amy Winehouse që nuk e kemi njohur kurrë

Jeta artistike dhe vdekja e tmerrshme e Amy Winehouse në moshën 27 është shpjeguar në mënyrë aq shteruese sa që ne mendojmë se dimë gjithçka rreth saj. Mendoni përsëri . Çfarë e bën dokumentarin e Asif Kapadia një madhështi shkatërruese që nuk bën të humbet – ashtu si ishte edhe vetë Amy – është mënyra se si ai e paraqet historinë e saj pa e edituar. Kapadia na tregon transformimin e kësaj vajze hebreje dëm-dashëse nga Londra Veriore në një interpretuese të jashtëzakonshme të muzikës jaz dhe soul, të gatshme për t’u krahasuar me më të mëdhenjtë si Ella Fitzgerald, Thelonious Monk dhe Tony Bennett.

Pa bërë asnjë moralizim apo akt të falsifikuar, Kapadia shkon drejt e në burim. Winehouse e cila vdiq nga alkooli dhe helmi i famës në vitin 2011, është nga gjenerata që i regjistron të gjitha detalet e përditshme. Në film ka disa foto dhe video personale të bëra nga familja, shoqëria dhe nga menaxheri i saj Nick Shymansky dhe nga shoqet e saj të ngushta. Rinia e Amy, ashtu si dhe talent ii saj, shpërthen jashtë ekranit. Kjo është ajo që e bëri atë të bie publikisht dhe të tregohet brutalisht nga mediat.

Pjesa e fundit e filmit ku Amy shihet e tretur nga alkooli dhe droga, nuk është shumë e kënaqshme. Por ju nuk do të largoheni me mendim të keq, sepse filmi e ka bërë Amy-n jashtëzakonisht njerëzore. Janë fjalët, muzika dhe zëri i saj. Janë videot, miqtë, familja dhe torturuesit e saj. Vetëm shikoni dhe dëgjoni.

Kinemaja e Prizrenit, Dokukino, është vendi i vetëm në Kosovë ku adhuruesit e saj mund ta shohin këtë film. AMY fillon të shfaqet në Dokukino nga data 11 nëntor dhe do të qëndrojë në program për dy javë.

Përfundimisht mund të themi se dokumentari për të madhen Amy Winehouse është tributi i përsosur për artisten e ndjerë.

Burimi: rollingstone.com

www.doku-kino.com