Film

Alden Ehrenreich është Han Solo i ri

Alden Ehrenreich

Aktori Alden Ehrenreich që mund të ju ketë rënë në sy tek filmi Hail, Caesar! është i përzgjedhur për të portretizuar Han Solon në universin e Star Wars.

Ai thuhet se ka mposhtur Jack Reynor, e Ansel Elgort për këtë rol, derisa akoma nuk është asgjë zyrtare as nga Lucasfilm, e as nga Disney.

Filmi për Han Solon do të nis produksionin më vonë, derisa në kinema pritet të shfaqet me datë 25 maj 2018. Detajet e gatshme për publikun për këtë projekt janë minimale.