Aktorë të Game of Thrones për Dishonored 2

Dishonored 2

Dishonored 2 do të del në shitje me datë 11.11.2016.

Prezantim më i gjerë për videolojën do të bëhet në E3, derisa janë publikuar emrat e parë që do të zërojnë karakteret e kësaj loje. Disa prej tyre vijnë nga serialet e famshme Game of Thrones dhe Daredevil.

Nga ky i fundit emri më i njohur është Rosario Dawson, derisa asaj i bashkohet edhe Vincent D’Onofrio.

Në mesin e merave tjerë janë edhe Pedro Pascal i Game of Thrones dhe Narcos; pastaj Sam Rockwell, Jamie Hector, e Robin Lord Taylor nga Gotham.

Dishonored 2 do të jetë në dispozicion për PC, PlayStation 4 dhe Xbox One.

You might also like