Filma

Aktiviteti humanitar “Shiko një film dhe ndihmo fëmijët e verbër”

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë,

Grupi i vullnetarëve “Maniakët” në vazhdën e aktiviteteve humanitare, kësaj here në bashkepunim me organizatën “Education Comes First” do të organizojnë aktivitetin “Shiko një film dhe ndihmo ata qe nuk mund të shikojnë”, aktivitet ky që i dedikohet fëmijëve të verbër të Kosovës, ku sipas statistiskave të Shoqatës së të verbërve të Kosovës, janë rreth 138 fëmijë deri në moshën 18 vjet, prej tyre 23 nga mosha 0-6 vjet.

Aktiviteti do të mbahet në Prishtinë nga data 15-16 Korrik 2016, për të vazhduar me komunat tjera në muajt në vijim.

Filmat do të shfaqen në Teatrin Dodona në dy termine nga ora 17:00 dhe nga ora 19:00 dhe përpos që do të ofrojnë një mundësi argëtimi për fëmijët, në këto ditë të nxehta vere do të kenë edhe karakter edukues e për më tepër do të kenë mundësi që fëmijët të kontribuojnë për fëmijët e verbër.

Mjetet që do të mbledhen nga ky aktivitet do të shfrytëzohen për të blerë libra me alfabetin Braille (Braj) për fëmijët e verbër.

Ne kemi organizuar aktivitete humanitare edhe më parë dhe vullneti i madh i njerëzve për të kontribuar dhe përkrahur grupet që kanë nevojë për më shumë kujdes, na bën që ne të mos ndalemi dhe të japim kontributin tonë aq sa mundemi.

Për të kontribuar në këtë aktivitet përpos blerjes së biletës për filmat për fëmijë ose dhurimit të të hollave, ju mund të kontribuoni edhe në menyra tjera duke u bërë pjesë e grupit vullnetar apo duke ofruar ndonjë shërbim/produkt që është i përshtatshëm për këta femijë.

Për më shumë informata, mund të na kontaktoni në 044 379 709, 045 519 055.

Aktiviteti në media:

Radar (Radio Dukagjini)

Tribuna Channel

Portali Telegrafi
http://www.telegrafi.com/shiko-nje-film-dhe-ndihmo-te-verbrit/

KultPlus
http://www.kultplus.com/?id=3&l=15284

Koalb
http://koalb.com/shiko-nje-film-dhe-ndihmo-te-verbrit

Me shumë respekt,
Saranda Rexha, Egzon Bunjaku & Grupi i vullnetarëve