Film

Aaron Taylor Johnson për The Wall

Aaron Taylor Johnson

Aktori Aaron Taylor Johnson do të jetë pjesë e filmit të parë të shfaqur nga VOD shërbimi Amazon.

Ai do të jetë pjesë e trileri The Wall në regji të Doug Liman për kompaninë e posa-themeluar Amazon Pictures.

Filmi bazohet në skriptin e Dwain Worrell, skript që ishte vendosur në Black List të vitit 2014 ku përfshihen skriptet më të mira të paprodhuara në film. Filmi sjell luftën macja-me-miun të një snajper amerikan, tani të portretizuar nga Taylor-Johnson dhe një snajperisti irakian.