Film

Trish Sie për Pitch Perfect 3

trish-sie-elizabeth-banks

Pasi Elizabeth Banks hoqi dorë nga regjia për filmin Pitch Perfect 3 për shkak të skedulit, Universal duket se ka gjetur personin e duhur. Ajo është regjisorja e filmit Step Up All In, Trish Sie.

Banks do të mbetet akoma në rolin e producentes dhe aktores. Rolet e tyre do ti reprizojnë edhe Anna Kendrick, Rebel Wilson, e Brittany Snow.

Skenari do të përgatitet nga Kay Cannon, bashkë me Mike White i cili ka bërë skicën e skenarit.

Pitch Perfect 3, tashti në regji të Trish sie do të shfaqet në kinema me datë dhjetor 2017.