Edhe Cecily Strong në Plus One

Cecily Strong

Cecily Strong, e njohur nga programi Saturday Night Live ka siguruar rol në filmin Plus One.

Ajo i bashkohet Jessica Chastain në komedinë me skenar të April Posser që e vendos Chastain në rolin e një gruaje beqare e cila shfrytëzon karakterin e Strong për t’iu kthyer jetës së çifteve.

Patrick Brice është në rolin e regjisorit derisa filmi vjen nga produksioni Gary Sanchez.

Cecily Strong në radhë ka filmat The Boss dhe Ghostbusters.

You might also like