Fakte

100 mijë maniaka

Ndoshta vendi ynë nuk po përparon ekonomikisht dhe politikisht, nuk po hiqen vizat, e nuk po ndalet korrupsioni, por një gjë që po vazhdon të ecën para janë numri i maniakëve që i janë bashkuar grupeve të lindura nga Maniakë t’filmave.

Shifrat pas muajit mars, totalin e 28 grupeve të lindura nga Maniakë t’filmave ngrit në mbi 100 mijë anëtarë – 102165 maniaka. Kuzhina ecën e para, e ndjekur nga Filmat, Muzika, Teknologjia, serialet, futbolli, e arti.

Nëse keni shikuar vetëm një film më të mirë, një serial, apo dokumentar, nëse keni përgatitur një ushqim që ju ka kënaqur juve apo mysafirët tuaj, nëse keni parë një vepër arti, apo një fotografi, nëse keni diskutuar me bashkë-tifozët e ekipit tuaj, nëse një këngë ju ka ndrequr ditën, nëse një thënie apo një kafshë ju ka motivuar, nëse keni zgjedhur një problem kompjuteri, apo keni mësuar diçka. Dhe në fund, nëse keni gjetur vetëm një shok/shoqe nga ‘maniakat’, misioni i treshes është më se i përmbushur.

Faleminderit,

Treshja